KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari Agim Aliu kritikon opozitën për shpifje, gjuhë denigruese, fyerje e shantazhe
Politikë

Kryetari Agim Aliu kritikon opozitën për shpifje, gjuhë denigruese, fyerje e shantazhe

Kosova News
Kosova News 15:46 -31/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeverisja e Agim Aliut në Ferizaj po vazhdon të kritikohet nga opozita (LDK, LVV) për cilësi të projekteve të ndryshme kapitale dhe për projekte madhore që kanë përfunduar.

Nënkalimi i qytetit, ani pse është përfolur më së shumti si projekti më kapital dhe që ka zgjidhur çështjen e kolonave brenda qytetit dhe intervenimeve të shpejta të organeve kompetente, ky projekt po vazhdon të kritikohet nga opozita me gjuhë denigruese e fyerje.

Kritikat e opozitës gjatë ditëve të fundit kanë vazhduar në forma të ndryshme dhe për projekte të tjera, përmes komenteve e publikimeve të ndryshme në rrjetet sociale nga militant të ndryshëm të subjekteve politike opozitare. Të gjitha këto, pas prezantimit të raportit vjetor të punës së kryetarit Agim Aliu.

Kryetari Aliu, nëpërmjet një postimi ka kritikuar subjektet opozitare në këtë qytet për shpifje të ndryshme, fyerje e gjuhë denigruese, madje edhe shantazhe.

Aliu, ka shpjeguar se vetëm e vërteta i shërben qytetarëve ndërkaq shpifjet nuk kalojnë.

Aliu ka shpjeguar se ndërtimi i nënkalimit ka treguar rezultate pozitive dhe ka ndikuar që organet përkatëse të realizojnë intervenimet më të shpejta brenda Republikës së Kosovës për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

“Ne e kemi ndryshuar qytetin por nuk e kemi ndryshuar opozitën sepse ata e kanë për obligim ta ndryshojnë vetën e tyre në mënyrë që të fitojnë besim te qytetarët. Ta kemi parasysh për ata që e luajnë rolin e moralistëve në Kuvend, ata kanë qenë penguesit kryesor të zhvillimit ekonomik dhe të përgjithshëm të Ferizajt. Unë nuk kam folur për të kaluarën sepse e kemi pasur të qartë besimin e qytetarëve se pse jemi këtu për të qeverisur, pra qytetarët kanë dashur ta ndërtojnë të ardhmen e tyre përmes një besimi të shfaqur përmes nesh”, ka thënë Aliu.

Aliu ka shpjeguar se në politikë dhe në qeverisje kanë treguar edukatë, kulturë e profesionalizëm, por nuk do të lejojnë që opozita të bën shpifje e fyerje nga më të ndryshme.

“Jo me fyerje e ofendime sepse ato janë përtej ADN-së së tyre. Pra mund të kritikohet raporti i punës, por jo në atë mënyrë të fyerjeve”, ka thënë Aiu.

Sipas Aliut, opozita vazhdimisht e përmend prokurorinë dhe përmend skandale që nuk ekzistojnë.

“Jam krenarë që qeverisja jonë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë skandale të pretenduara për ata që flasin. Ne jemi qeverisje që i kemi bërë ftesë Prokurorisë që çdo ditë të punës sonë ta heton sepse neve na bën më me peshë dhe më me përgjegjësi e kujdes të shtuar ligjor. Madje jemi qeverisja e vetme që kemi bashkëpunuar dhe kemi qenë sinjalizues për ta hetuar çdo punë brenda komunës, kjo sepse po bëjmë punë transparente dhe llogaridhënies pa korrupsion e pa krim të organizuar”,ka shtuar Aliu.

Gjithashtu lexoni:

Sekretari i KiE tregon kriteret që duhet t’i përmbush Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar

Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave

Kthehet në rigjykim rasti në të cilin babë e bir ishin dënuar me 36 vjet burgim për vrasjen në Rahovec

Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në Prizren

Kosova News 31/03/2025 31/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Sekretari i KiE tregon kriteret që duhet t’i përmbush Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare
19:01 -18/05/2025
Maybach në një edicion sportiv elitar, prezantohet SL 680 Monogram
18:52 -18/05/2025
OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar
18:18 -18/05/2025
Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave
18:16 -18/05/2025
Zelensky takon Papën
17:26 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?