KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetarët e komunave veriore takohen me ambasadorin Hovenier në orën 09:00
Politikë

Kryetarët e komunave veriore takohen me ambasadorin Hovenier në orën 09:00

KosovaNewss
KosovaNewss 08:35 -29/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do t’i takojë kryetarët e komunave të veriut në orën 09:00.

Se do të mbahet takimi thotë edhe kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.

“Po, do të takohemi në orën 09:00, në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë”, deklaroi shkurtimisht ai.

Një prani e shtuar e ushtarëve të KFOR-it gjendet para objekteve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin-Potokut.

Prezencë e shtuar nga forcat e KFOR-it në veri- Policia detyrohet të hedh gaz lotsjellës në Zveçan

Janë vendosur edhe rrethoja me tela përgjatë perimetrit të objekteve të komunës. Ndërsa një numër i qytetarëve ka filluar të grumbullohet.

Për të hënën janë paralajmëruar protesta në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok.

Përfaqësuesit e Listës Serbe biseduan me pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ata u kërkuan ta lirojnë Komunën e Leposaviqit në mënyrë që “punonjësit të kthehen në komuna”.

E pjesëtarë të Listës Serbe biseduan me ushtar të KFOR-it. Njëri ushtar ia ktheu “s’jam këtu për intervistë” dhe e ftoi brenda nëse do të bisedojë.

Komandanti i KFOR-it paralajmëron Rakiqin e Simiqin që të shpërndahet turma para objektit të komunës në Zveçan

E në Zubin-Potok shtatë autoblinda të KFOR-it kanë ardhur para objektit të Komunës. Disa pjesëtarë të KFOR-it janë futur brenda objektit.

Ambasadori amerikan i fton në takim kryetarët e komunave të veriut

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel

Murati: Shpresoj se opozita do të reflektojë dhe të konstituohet kuvendi

Hapje e re në qiellin evropian: Inaugurohen linjat ajrore Prishtinë–Paris dhe Prishtinë–Lyon

Avokati Koci proteston me gomarë para Kuvendit

KosovaNewss 29/05/2023 29/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?