Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme i Rusisë, Sergei Naryshkin, ka thënë se lideri opozitar Alexei Navalny vdiq nga shkaqe natyrore.
Kreu i agjencisë kryesore të inteligjencës ka folur për këtë gjatë një interviste për televizionin shtetëror rus. Ai nuk dha detaje të tjera për vdekjen e Navalnyt.
“Herët a vonë jeta përfundon dhe njerëzit vdesin”, ka thënë ai. “Navalny ka vdekur nga shkaqe natyrore”.
Navalny ka vdekur më 16 shkurt në një koloni penale në Arktik ku po vuante dënimin me 19 vjet burgim, raportoi AP.
Autoritetet ruse ende nuk janë deklaruar zyrtarisht për shkakun e vdekjes së tij, dhe shumë liderë perëndimorë e kanë fajësuar Putinin.