KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryesia e re e Lëvizjes Vetëvendosje, kush mbeti jashtë e kush u bë pjesë e saj (EMRAT)
Politikë

Kryesia e re e Lëvizjes Vetëvendosje, kush mbeti jashtë e kush u bë pjesë e saj (EMRAT)

Kosova News
Kosova News 08:50 -24/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje dje ka mbajtur mbledhjen e XLIX të Këshillit të Përgjithshëm, ku është zgjedhur Kryesia e re e partisë me mandat katër vjeçar.

Listës me anëtarët e rinj të Kryesisë, i prin kryetari i këtij subjekti Albin Kurti.

Kësaj here janë vërejtur ndryshime në strukturën e re të Vetëvendosjes, ku jashtë Kryesisë kanë mbetur disa prej figurave kyçe të partisë.

Liburn Aliu, Hydajet Hyseni e Arbër Rexhaj janë emrat që kanë mbetur jashtë Kryesisë së re të Vetëvendosjes, e që më parë ishin pjesë e saj.

Emrat e rinj që ju shtuan Kryesisë së Vetëvendosjes janë: Alban Hyseni, Hekuran Murati, Saranda Bogujevci e Alim Rama.

Kurti gjatë fjalimit të tij para anëtarëve kujtoi të arriturat që kanë shënuar si organizatë politike me kryesinë që dje përfundoi mandatin.

“Dyfishimi i anëtarësisë prej 29.633 anëtarë sa i kishim në vitin 2018 në 59.882 anëtarë që i kemi të regjistruar e të verifikuar. 178 pika të reja, pra nga 307 sa i kishim në 485 pika në të gjithë Kosovën. Protestën më të madhe në Kosovën e pasluftës «Një popull s´i nënshtrohet një njeriu». Fushatën e suksesshme kundër PAN-hajnisë me 2019. Vendin e parë në zgjedhje nacionale në tetor të vitit 2019. Formimin e qeverisë së parë të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje! në vitin 2020. Fitimin me rezultat historik mbi 50% në zgjedhjet e shkurtit 2021. Dhe qeverisjen që sot e kemi në drejtimin e Lëvizja Vetëvendosje! që është në aleancë me Guxo e Alternativën”, tha Kurti.

Kujtojmë që para disa ditëve u mbajtën zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, ku në krye të saj u rizgjodh Albin Kurti, njëherësh kryeministër i Kosovës.

Kurti mori 98.60 për qind të votave për të mbajtur pozitën e Kryetarit të Vetëvendosjes.

Në pozitën e Kryetares së Grave në Vetëvendosje u zgjodh Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndërsa në atë të Kryetarit të Rinisë u zgjodh Behar Jashari.

Më poshtë lista e plotë e të zgjedhurve në Kryesinë e re të Vetëvendosjes dhe pozitat që ata do të bartin:

Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca

Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj

Sekretar Organizativ – Alim Rama

Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci

Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi

Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili

Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrulla Çeku

Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim – Arlind Manxhuka

Anëtarët e Kryesisë që u votuan të dielën:

Mrika Limani Myrtaj

Dejona Mihaili

Alban Hyseni

Arben Vitia

Arbër Zaimi

Besnik Bislimi

Elvis Hoxha

Fatmire Mulhaxha Kollcaku

Fitore Pacolli

Hekuran Murati

Mytaher Haskuka

Saranda Bogujevci

Tinka Kurti

Vlora Haxhimehmedi

Xhelal Sveçla

Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:

Albin Kurti, Kryetar i LV

Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV

Alim Rama, Sekretari Organizativ

Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm

Dejona Mihaili, Koordinatore e Komiteteve

Albulena Haxhiu, GVV

Behar Jashari, RVV

Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së

Hajrulla Ceku, Drejtues i SMN-së. 

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën

Osmani takon kryetarin e JICA-s, temë projektet zhvillimore në Kosovë

Kosova dhe ShBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Sveçla: Serbia po përdor qytetarë të Kosovës për destabilizim të brendshëm

Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Kosova News 24/10/2022 24/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë
15:53 -14/06/2025
Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale
15:21 -14/06/2025
Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic
15:17 -14/06/2025
Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën
14:20 -14/06/2025
KFOR-i amerikan realizon stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbin
13:47 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?