KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeshefja e Telekomit të Kosovës thotë se vendimi i Gjykatës Komerciale për 5.7 milionë euro është i jashtëligjshëm: Ka edhe elemente të qarta kriminale
Ekonomi

Kryeshefja e Telekomit të Kosovës thotë se vendimi i Gjykatës Komerciale për 5.7 milionë euro është i jashtëligjshëm: Ka edhe elemente të qarta kriminale

Kosova News
Kosova News 15:50 -19/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës në një konferencë për medie ka shprehur dyshime për manipulim në sistemin e drejtësisë, lidhur me vendimin e Gjykatës Komerciale për rastin e 5.7 milionëve, duke e vlerësuar si të jashtëligjshëm, me elemente të qarta kriminale nëpërmjet të cilave synohet t’i bëhet një dëm i pariparueshëm Telekomit të Kosovës.

Drejtuesit e Telekomit të Kosovës kanë ftuar gazetarët sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media, me ç’rast folën për disa vendime të marra nga Gjykata Komerciale, e që sipas tyre janë duke mbrojtur interesat e grupeve të krimit të organizuar dhe po dëmtojë kështu interesin publik.

“Gjatë kohës që Telekomi i Kosovës po e priste ftesën për mbajtjen e seancës përgatitore dhe për zgjedhjen e institucionit që do të bënte ekspertizën financiare, sipas direktivave të  dhomës së shkallës së dytë, siç kërkohet nga neni 199 i LPK-së, me datën 16 shkurt, 2024 e pranuam aktvendimin e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale, i marrë në të njëjtën ditë dhe në mënyrë tërësisht abuzive nga gjyqtari i çështjes, pa i mbajtur asnjë seancë ku palët do të mund t’i paraqisnin pretendimet dhe provat e tyre dhe pa e caktuar farë ekspertizën financiare, siç kërkohet në vendimin e shkallës së dytë”, deklaroi Burbuqe Hana, kryeshefe e Telekomit.

Nëpërmjet këtij aktvendimi lihet në fuqi urdhri përmbarimor i lëshuar më 2019, i cili hap rrugën e bllokimit të llogarive bankare të Telekomit dhe grabitjen e shumës pre 5.7 milionë euro.

Tutje, Hana tha se Telekomi ka paguar shumën mbi 40 milionë euro në emër të vendimit të arbitrazhit, ndonëse vendimi nga obligimi i tij ishte rreth 27 milionë euro, duke u detyruar, kështu, Telekomin të paguaj mbi 13 milionë euro më tepër.

Sipas saj, kjo plaçkitje në mbi 5.7 milionë euro, që duhet paguar, rezulton të jetë një pagesë e tërësishme në mbi 19 milionë euro nga shuma e obliguar, sipas vendimit të arbitrazhit.

Ajo më tej shtoi se të gjitha këto pagesa të tepërta janë bërë si pasojë e vendimeve të gabuara të gjykatave, si dhe të kthimeve të njëpasnjëshme në rigjykim të kësaj çështjeje deri  në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne jemi të bindur se ky aktvendim përveç që është i jashtëligjshëm, ka edhe element të qarta kriminale nëpërmjet të cilave synohet t’i bëhet një dëm i pariparueshëm Telekomit të Kosovës”, tha mes tjerash, Hana.

DETAJE në linkun më poshtë:

Drejtuesit e Telekomit të Kosovës alarmojnë për miliona euro dhe akuzojnë gjyqtarë të caktuar se po manipulojnë provat në favor të “Dardafon.net”

Gjithashtu lexoni:

Avokati Gazmend Halilaj i bashkohet Partisë Guxo – Pritet nga Gërvalla dhe Peci

Kriza me mbeturinat në Prishtinë, Avokati i Popullit reagon pas refuzimit të Ramës për takim

Presidentja pranon kërkesën e Nismës – takon Limajn për Konstituimin e Kuvendit

Prizreni nderon Dr. Kujtim Bakiqin me mbledhje komemorative në QKMF

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet e përjetuara nga i akuzuari Shaqir Lutvija gjatë luftës

Kosova News 19/02/2024 19/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Milani refuzon ofertën e Cityit për Reijndersin
18:06 -19/05/2025
Avokati Gazmend Halilaj i bashkohet Partisë Guxo – Pritet nga Gërvalla dhe Peci
17:59 -19/05/2025
Kriza me mbeturinat në Prishtinë, Avokati i Popullit reagon pas refuzimit të Ramës për takim
17:39 -19/05/2025
Presidentja pranon kërkesën e Nismës – takon Limajn për Konstituimin e Kuvendit
17:19 -19/05/2025
Prizreni nderon Dr. Kujtim Bakiqin me mbledhje komemorative në QKMF
17:09 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?