KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeminstri Kurti flet për shtesat e policëve: Pare boll kurrë s’ka, buxheti është ky që është
Politikë

Kryeminstri Kurti flet për shtesat e policëve: Pare boll kurrë s’ka, buxheti është ky që është

Kosova News
Kosova News 17:39 -27/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar lajm të mirë propozimin për rritjen e shtesave të rrezikshmërisë për zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Kurti, në një konferencë për media të premten, tha se policët do t’i marrin shtesat e rrezikshmërisë retroaktivisht nga muaji shkurt, kur ka hyrë në fuqi Ligji i Pagave.

“Së pari mendoj se është një lajm i mirë për qytetarët dhe policët. Duhet ta kuptoni se rrezikshmëria për policët tanë nuk luftohet thjesht me shtesat, por me mjetet e punës. Madje, do të thosha se kjo është kryesorja. Ne jemi duke punuar shumë që ata t’i kenë mjetet sa më efikase të punës dhe të rrezikohen sa më pak”, tha Kurti.

“Në nëntor të gjithë policëve që marrin shtesa të rrezikshmërisë do t’u bije që t’i marrin retroaktivisht prej kur ka hyrë në fuqi ligji i pagave”, u shpreh ai.

Duke folur për kritikat e opozitës për gjendjen financiare të policëve, ai tha se “pare boll kurrë s’ka” derisa deklaroi se buxheti i Kosovës i kufizon edhe pagat.

“E para: Përgjatë këtij viti, 2134 policë kanë pasur të ardhura mesatare më të larta se një mijë euro. Në qershor dhe korrik sivjet janë afër 700 policë të cilët kanë marrë pagë me shtesa më të lartë se presidentja e Republikës. Ndërkaq, mesatarja e të ardhurave të policëve për 203 sosh gjatë këtij viti është më e lartë sesa e presidentit të Republikës. Pavarësisht prej zhurmave opozitare, faktet flasin vet. Ju e dini që pare boll kurrë s’ka. Buxheti i Kosovës është ky që është”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti jep lajmin: Shtesa për Policinë e Kosovës nga 150 euro në muaj, 120, 100 euro e kështu me radhë

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?