KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Sunak: Nëse vini ilegalisht në Britaninë e Madhe, nuk do të mund të qëndroni
Botë

Kryeministri Sunak: Nëse vini ilegalisht në Britaninë e Madhe, nuk do të mund të qëndroni

Kosova News
Kosova News 15:55 -05/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kushdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe nuk do të lejohet të qëndrojë, tha kryeministri Rishi Sunak në një intervistë të botuar sot, ndërsa javën e ardhshme qeveria britanike pritet të bëjë publik projekligjin që synon të frenojë emigracionin e paligjshëm.

I gjendur nën trysninë e ligjvënësve të partisë së tij për të gjetur një zgjidhje për fluksin e emigrantëve që mbërrijnë në Britani përmes kanalit të La Manshit nga Evropa, Sunak e ka përcaktuar ndalimin e varkave të vogla si një nga pesë përparësitë e tij, shkruan VOA.

“Mos bëni gabim; nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni”, tha kryeministri Sunak për gazetën britanike “Mail on Sunday”.

Sipas kryeministrit Rishi Sunak, i cituar nga shtypi britanik më 13 dhjetor të vitit të kaluar, përgjatë vitit 2022 në Britaninë e Madhe kishin mbërritur 13 mijë shqiptarë, sa 1/3 e emigrantëve që kishin hyrë në Britani përmes kanalit të La Manshit.

Projektligji i ri i qeverisë britanike që synon të frenojë emigracionin e paligjshëm, pritet të bëhet publik të martën, njoftoi gazeta “Mail on Sunday”, ndërsa vitin e kaluar, 45,000 persona raportohet se kanë kaluar me varka drejt Britanisë së Madhe.

Në vitin 2022, ish-kryeministri britanik Boris Johnson ra dakord për një marrëveshje për dërgimin në Ruanda, të dhjetëra mijëra emigrantëve, shumë prej të cilëve ishin larguar nga vende në konflikt si Siria, Afganistani ose vende të tjera.

Marrëveshja është përballur me një betejë ligjore pasi dëbimi i emigrantëve të parë u bllokua nga një urdhër i minutës së fundit të dhënë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Vendimi u shpall i ligjshëm nga Gjykata e Lartë e Londrës në dhjetor, por kundërshtarët po synojnë ta apelojnë atë.

I pyetur në televizionin britanik Sky News nëse atyre që mbërrijnë ilegalisht në Britani do t’u ndalohet të kërkojnë azil, ministri Chris Heaton-Harris tha: “Besoj se po”.

“Nëse njerëzit vijnë në këtë vend ilegalisht, atëherë ata do të kthehen ose do të dërgohen diku si p.sh. në Ruanda”, theksoi ai.

I pyetur se si azilkërkuesit e vërtetë do të mund të kërkonin strehim, ministri Heaton-Harris tha se ishte i sigurt se do të ketë rrugë më të sigurta dhe të ligjshme.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 05/03/2023 05/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?