KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri slloven për “aferën” e dyshuar me Martin Berishajn: Trillim i pastër
Politikë

Kryeministri slloven për “aferën” e dyshuar me Martin Berishajn: Trillim i pastër

Kosova News
Kosova News 11:46 -19/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, të enjten e ka quajtur trillim të pastër përfshirjen e tij në ndonjë aferë me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në prill të vitit të kaluar, ambasadori Berishaj akuzohej nga një portal në Lubjanë se është përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni.

Mbështetur në raportimet e asaj kohe, kompania e ambasadorit Berishaj, “MB Consulting”, i ka marrë 600 mijë euro të cilat gradualisht i ka nxjerrë në para të gatshme e që dyshohet se ia ka kthyer Golobit, që ky pastaj t’i investojë në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet. Berishaj pati mohuar akuzat duke u kundërpërgjigjur me padi ndaj raportuesve.

Golob ka thënë se këtë lajm e ka nisur partia SDS para zgjedhjeve në Slloveni. Por sipas tij, më vonë u zbulua se Berishaj është miku personal i Janez Janshas, kryetarit të SDS-së. Thotë se nuk e ka idenë se nga kush u “ringjall” në Kosovë kjo aferë e dyshuar.

“A e dini se kush e nisi këtë. Këtë e ka nisur partia SDS para zgjedhjeve tona. Në atë kohë ata thanë se më financuan mua dhe fushatën time. Por më pas zbuluam se ky Berishaj, meqë ra fjala është ambasador në Zagreb, është mik personal i Janez Janshas. Dhe në atë moment, gjëja nga Sllovenia u zhduk. Tani u ringjall, me sa duket në Kosovë, ndoshta nga miqtë, armiqtë, nuk e kam idenë”, ka thënë Golob për një televizion slloven.

“Pra, ju e mohoni këtë nëse ju kuptoj saktë?”, pyetet kryeministri slloven, ndërsa përgjigjet: “E gjithë kjo është trillim i pastër”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë

Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë

Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota të fshehta

Kosova News 19/01/2023 19/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?