KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Transformimi digjital është një nga prioritetet tona
Politikë

Kryeministri Kurti: Transformimi digjital është një nga prioritetet tona

Kosova News
Kosova News 19:21 -04/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se deri më tani janë lansuar mbi 150 shërbime elektronike në e-Kosova, duke përfshirë certifikatat e digjitalizuara të gjendjes civile, certifikatën e pronës dhe kopjen e planit, obligimet e tatimit në pronë e gjobave në trafik, vazhdimin e regjistrimit të veturës, certifikatën digjitale për historinë penale dhe aplikimet për shtesa, benefite, grante e subvencione të ndryshme. 

Kurti, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se gjithashtu, është realizuar mundësia që ato shërbime elektronike që janë me pagesë, të mund të paguhen online drejtpërdrejtë në e-Kosova, ku të regjistruar janë mbi 815 mijë përdorues.

“Progresi i arritur në qeverisje digjitale është njohur edhe nga indeksi i Bankës Botërore për Maturitet të Teknologjisë për Qeverisje (GTMI), ku Kosova ka avancuar nga grupi C i vendeve me fokus të kufizuar, në grupin B të vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale. Në rrugën tonë drejt transformimit digjital, po sigurohemi që këtë ta bëjmë në mënyrë sa më të sigurt. Strategjia e Sigurisë Kibernetike 2023-2027, e cila përmes një investimi prej 9.8 milionë euro nga qeveria dhe donatorët, adreson nevojën për forcim të sigurisë kibernetike kombëtare. Ndërkaq Strategjia e e e-Qeverisjes 2023-2027 është një strategji gjithëpërfshirëse për digjitalizim në qeveri, që parasheh një investim prej 48 milionë euro nga qeveria dhe donatorët. Ajo adreson aspektet teknologjike, njerëzore dhe organizative të nevojshme për rritjen e shërbimeve elektronike që në qendër e kanë qytetarin, krijimin e avancimin e platformave të përbashkëta digjitale për institucionet qeveritare, si dhe kultivimin e inovacionit në sektorin publik”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri shton se, në Kuvend është miratuar ligji për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, që paraqet një legjislacion shumë të rëndësishëm në fushën e digjitalizimit. Ligji rregullon identifikimin elektronik dhe nënshkrimin elektronik. Zbatimi i tij, hap rrugë për digjitalizimin e plotë të shumë shërbimeve të tjera.

“Për të garantuar një hapësirë kibernetike të sigurt është miratuar edhe ligji për sigurinë kibernetike. Përmes tij, themelohet Agjencia përkatëse dhe përcaktohen standardet minimale të sigurisë kibernetike në infrastrukturën kritike. Ndërsa plotësim-ndryshimi i kodit penal dhe kodit të procedurës penale, ka mundësuar përfshirjen në legjislacionin vendor të veprave penale që kanë të bëjnë me krimet kibernetike, bazuar në Konventën e Budapestit. Hartimi i legjislacionit është një proces i brendshëm i rëndësishëm i shtetit. Për këtë qëllim, kemi zhvilluar dhe funksionalizuar edhe sistemin elektronik për hartimin e legjislacionit (LDS), i cili digjitalizon tërë ciklin e hartimit të legjislacionit primar dhe sekondar. Nga faza e përfshirjes në planin legjislativ e deri në miratimin e tyre në organet përgjegjëse qeveritare”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, me Agjendën Digjitale 2030 të miratuar këtë vit synohet kontributi për një administratë publike më transparente dhe llogaridhënëse, shëndetësi më efikase, arsim më cilësor, shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset, ekonomi më produktive, si dhe rritje e zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik dhe shoqëror.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?