Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka refuzuar ofertën e tij për “vetëmenaxhim” të serbëve të Kosovës pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzojë marrëveshjen në Ohër.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti e ka shtruar pyetjen me shaka se a është Vuçiq një “Doktor Jo apo Zotëri Jo”(nga Rusishtja Nyet)”? teksa ka theksuar se të paktën e di se nuk është mjek.
“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.
After refusing to sign the Feb. 27 Agreement & before refusing again to sign it w/ the Mar. 18 Annex, Serbia's President declined my generous offer of self-management for ??Serbs, in an association that I'd draft & propose. Is he Dr No or Mr Nyet? Well, we know he’s not a doctor.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 21, 2023


