KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti viziton Shërbimin korrektues, në 11 burgje ndodhen 1734 të burgosur
Siguri

Kryeministri Kurti viziton Shërbimin korrektues, në 11 burgje ndodhen 1734 të burgosur

Kosova News
Kosova News 14:35 -23/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi objektin qendror të Shërbimit Korrektues të Kosovës në Prishtinë. Në këtë vizitë ai shoqërohej  nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në qëndrimin atje, u bisedua mbi punën dhe sfidat e shërbimit korrektues, teksa në 11 burgjet e Kosovës ndodhen gjithsej 1734 të burgosur, prej tyre 1120 të dënuar.

“U theksua miratimi i ligjit për SHKK-në me të cilin janë themeluar njësi të reja, si ato për Vlerësimin dhe Klasifikimin e të Burgosurve, për inteligjencë, njësia Ekonomike dhe themelimi i Institucionit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, si dhe miratimi i planit zhvillimor strategjik për SHKK-në 2023-2027, përmes të cilit synohet përmbushja e vizionit të agjencisë.

Gjithashtu u fol edhe për programet rehabilituese dhe aftësimin profesional për të dënuarit dhe mundësitë e bashkëpunimit me organizata të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, me përkrahjen e Qeverisë është ndarë buxheti prej 8 milionë euro për ndërtimin e Qendrave të reja Korrektuese, e ato janë: Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan; Qendra e Paraburgimit në rajonin e Prizrenit me kapacitet prej 300 shtretër; dhe zgjerimi i Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

Gjithashtu lexoni:

Vdes në QKUK njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi në Sllovi të Lipjanit

Aksident tragjik në Ferizaj, humb jetën një 28-vjeçar

​Sot vazhdimi i 39 i seancës konstituive – a do të ketë lëvizje nga subjektet politike?

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Kosova News 23/08/2024 23/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit
09:18 -29/06/2025
Irani i hapur për transportimin e uraniumit në një vend tjetër
09:16 -29/06/2025
Temperatura përvëluese në Evropë, disa shtete në alarm të kuq
09:13 -29/06/2025
Mbyllet për qarkullim rruga Radavc-Kullë
09:10 -29/06/2025
Vdes në QKUK njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi në Sllovi të Lipjanit
09:08 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?