Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Ai është pritur nga U.D i drejtorit të SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu Raçi.
Në takim është edhe U.D. e ministrit të shëndetësisë Dafina Gexha Bunjaku, zv.ministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, kryetarja e bordit të ShSKUK-së Aida Rexhepi si dhe drejtori i njësisë së auditimit brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija.
Pas takimit pritet të ketë prononcime për media.
Vizita e Kurtit në QKUk, ndodhë vetëm disa ditë pas dorëheqjes nga detyra e ministrit të Shëndetësisë së Rifat Latifit.
Aktualisht edhe Ministria e Shëndetësisë por edhe QKUK-ja janë pa drejtues dhe të dy institucionet funksionojnë me zëvendës dhe ushtrues detyre.