KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti viziton ekspozitën ‘Kosova në gjuhët e botës’
Politikë

Kryeministri Kurti viziton ekspozitën ‘Kosova në gjuhët e botës’

Kosova News
Kosova News 11:55 -29/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mori pjesë në ekspozitën e botimeve në gjuhë të huaja për Kosovën të titulluar “Kosova në gjuhët e botës”, të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

Sipas njoftimit, si një ndër aktivitetet e AShAK-ut për shënimin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, kryeministri Kurti u njoftua nga kryetari i Akademisë, Mehmet Kraja, për llojllojshmërinë e tematikave të qindra librave dhe botimeve në shumë gjuhë të huaja, të cilat përveçse pasqyrojnë ndërhyrjen e NATO-s, përfshijnë edhe mbështetjen ndërkombëtare ndaj Kosovës, si dhe pjesë të historisë së popullit tonë në kohë lufte.

“Me këtë rast, kryeministri gjatë bashkëbisedimit përmendi edhe botime nga autorë të huaj si studiues, gazetarë e publicistë, të cilët përmes shkrimeve e botimeve të ndryshme kanë sensibilizuar personalitetet me ndikim të botës demokratike rreth situatës në Kosovë gjatë viteve ’90-ta, me fokus intervenimin e suksesshëm të Aleancës Veriatlantike – NATO-s”, njofton zyra e kryeministrisë.

Në këtë aktivitet, kryeministri Kurti u prit nga Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, nënkryetarja, Justina Shiroka – Pula, sekretari i Seksionit të Shkencave të Natyrës së AShAK-ut, Fetah Podvorica, dhe sekretarja e Seksionit të Shkencave Shoqërore, Gjyljeta Mushkolaj.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla merr pjesë në Takimin Ministror në Taormina

Osmani dhe Kövér flasin për fuqizimin e lidhjeve Kosovë-Hungari

Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve

Kosova News 29/03/2024 29/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Mesazhi i koduar amerikan, lëshohet nga forcat ajrore të ShBA, vetëm në raste emergjence ose rreziku bërthamor
10:57 -18/06/2025
Gërvalla merr pjesë në Takimin Ministror në Taormina
10:42 -18/06/2025
Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes, miraton padinë e parashtruesit të kërkesës për vërtetim të pronësisë kundër APK-së
10:22 -18/06/2025
Bislimi paraqitet në prokurori për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore
10:00 -18/06/2025
Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë
09:39 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?