KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti ua konfirmon kryetarëve: Sivjet janë mbi 100 milionë euro më shumë buxhet për komunat e Kosovës
Politikë

Kryeministri Kurti ua konfirmon kryetarëve: Sivjet janë mbi 100 milionë euro më shumë buxhet për komunat e Kosovës

Kosova News
Kosova News 10:48 -10/01/2023
Shpërndaje
kurti komunat
komunat
kurti komunat
kurti komunat
kurti komunatt
kurti komunat
elbert krasniqi
kurti
kurti krasniqi
Shpërndaje

Ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti dhe tre ministrave me kryetarët e komunave të Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave i ka mbledhur në takim kryetarët e komunave të Kosovës.

Në takim po marrin pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ne hapje të takimit kryeministri Kurti tha se buxheti i shtetit këtë vit do të jetë mbi 3.2 miliardë euro dhe për nivelin komunal kë një rritje të buxhetit për mbi 100 milionë euro krahasuar me vitin paraprak.

Ai tha se kjo duhet të reflektojë edhe me rritjen e shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies, edukimit, shëndetësisë, sportit, rinisë dhe kulturës dhe zhvillimit socio ekonomik, raporton KosovaNews

Gjithashtu Kurti theksoi se duhet fokusuar që shpenzimi i këtij buxheti të jetë i hapur transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve.

“Në këtë drejtim unë së bashku me ministrat kemi realizuar një sërë takimesh me qytetarë për tua prezantuar buxhetin në komunat që i kemi vizituar. Për vitin 2023 i kemi shuar 240 pozita të reja për inspektoriatet, pra që të kemi më shumë inspektorë që të mbrohen më shumë të drejtat e punëtorëve, që të sigurohet cilësia e shërbimeve, mbrojtja e konsumatorit dhe mbledhja e tatimeve.

Krahas sfidës së madhe të shëndetit publik meqë pandemia COVID-19 ndikoi në masë të madhe në ekonominë e vendit dhe faktin se vitin e kaluar e kishim edhe krizën e energjisë, Kurti tha janë ndarë 95 milionë euro që të ndihmojnë qytetarët e bizneset që të përballen me këtë krizë.

Kurti ka përmendur edhe investimet tjera që janë bërë në sektorë të ndryshëm, si në bujqësi dhe luftën e institucioneve kundër krimit e korrupsionit.

Pas fjalës së Kurtit, fjalën mori ministri Elbert Krasniqi, por takimi është mbyllur për media për t’i lënë vend diskutimit të kryetarëve me qeveritarët./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

Williams: Kosova, model frymëzues për shtetet e vogla, për ndërtimin e paqes e përfshirjes së grave në qeverisje

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar

Dështimi i 25-të në Kuvend, Haxhiu: Opozita po vepron me inat iracional dhe kundër Kushtetutës

Gërvalla e Konakoviç flasin për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve

Kosova News 10/01/2023 10/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Dy shtetas serbë kapen duke kaluar kufirin ilegalisht në Gjilan
12:47 -02/06/2025
Dy të arrestuar pas një konflikti familjar me lëndime trupore në Prishtinë
12:32 -02/06/2025
Nëna e aktivistit të burgosur hyn në ditën e 245 të grevës së urisë, thotë familja
12:29 -02/06/2025
Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur
12:18 -02/06/2025
Williams: Kosova, model frymëzues për shtetet e vogla, për ndërtimin e paqes e përfshirjes së grave në qeverisje
12:17 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?