KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Tri herë u refuzua kërkesa për të shkruar draftin e Asociacionit
Politikë

Kryeministri Kurti: Tri herë u refuzua kërkesa për të shkruar draftin e Asociacionit

Kosova News
Kosova News 14:02 -08/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar të mërkurën në një konferencë për media mbajtur pas mbledhjes së rregullt të qeverisë, se në tri raste është refuzuar të shkruhet drafti i Asociacionit për komunat me shumicë serbe. Kurti tha se kishte propozuar edhe modelin kroat për pakicën serbe, por edhe ai ishte refuzuar nga BE.

“Në i kemi plotësuar të gjitha standardet dhe kushtet e parakushtet për KiE. Kërkesa që të dërgohet draftstatuti i Lajçakut dhe emisarëve të tjerë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është rrezuar tri herë në Institucionet e Këshillit të Evropës. Herën e parë më 27 mars në Paris, herën e dytë me 16 prill në Strasburg dhe herën e tretë në Asamblenë Parlamentare. Në anë tjetër ekziston letra e garancisë në të cilën siç kanë kërkuar kemi thënë që marrëveshje bazike, aneksi i zbatimit dhe pa e përjashtuar nenin 7 që është i përfshirë Asociacioni vjen pas anëtarësimit. Ne nuk i mohojmë dhe do t’i zbatojmë. Por, e ritheksoj që nuk ka mundësi nga pikëpamja e Qeverisë së Kosovës që të flitet për Asociacion e komunave pa filluar rend me marrëveshjen bazike dhe Aneksin”, ka deklaruar Kurti.

Kurti tha se me herët kanë propozuar që vetë qeveria të draftoj draftin e Asociacionit me tri shtylla, por nuk janë pranuar nga BE.

“Më është thënë se draftstautin duhet ta shkruaj ekipi menaxhues, nuk e shkruan kryeministri. Vërejtja ime ishte se unë jam kryemenaxheri. U refuzua që ta shkruaj draftstautin bazuar në tri shtylla, u refuzua që drafti të shkruhet në modelin kroat”, ka thënë ai.

Kryeministri edhe një herë pas mbledhjes së qeverisë foli për marrëveshjen e 26 tetorit të vitit të kaluar, të cilën nuk e ka nënshkruar presidenti i Serbisë.

“Nëse do të nënshkruhej marrëveshja, drafti do të mund të shkonte në Kushtetuese. Drafti të nxirret nga paketa, të vendoset në qendër të rëndesës, nuk është e mundshme. Nuk mundet njëri nen, nga 11 nene gjithsej plus aneksi i zbatimit, artificialisht, arbitrarisht të vendosen në qendër, ose si prioritete pa e shkatërruar paketën. Jam në mbrojtje të marrëveshjes bazike. Po e ritheksoj si më herët. Nuk ka mundësi të flitet pa Asociacionin pa ia filluar rend për aneksin e zbatimit të marrëveshjeve”, tha ai.

Kryeministri në pyetjen e gazetarëve tha se kishte propozuar modelin kroat, por edhe ai ishte refuzua.

“Serbia me Kroacinë kanë marrëveshje normalizimi, atje quhet Këshilli Kombëtar i Serbëve. Edhe Kroacia është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s e mora si shembull, dhe kjo u refuzua. U refuzua ta shkruajë unë draftin, u refuzua që të shkruajë në modelin kroat, dhe u refuzua nënshkrimi i paketës më 26 tetor. Nuk mund të kthehemi tash në vitin 2013. Jemi më 8 maj, jo me 8 mars”, tha kryeministri.

Kryeministri foli edhe për sulmin e mbrëmshëm kibernetik ndaj faqeve të institucioneve të Kosovës. Ai tha se këto sulme duket se kanë ardhur nga Federata Ruse ose edhe nga veglat e tyre që i kanë rrotull, e që për synim kanë luftën hibride e cila ka për pasojë të destabilizimin e institucioneve të sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës.

Qeveria s’e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin
Ministri Vitia njofton se një pjesë e hapësirës së Spitalit të Gjilanit jepet në shfrytëzim për ndërtimin e dy objekteve

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Kosova News 08/05/2024 08/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?