Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka treguar se sot e ka zhvilluar një vizitë në Prizren. Ai ka thënë se bashkë me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, ndër të tjera, kanë diskutuar edhe për rrugën Prizren-Tetovë. Sipas kryeministrit, kostoja e këtij projekti të madh infrastrukturor do të jetë rreth 200 milionë euro. Prej tyre afër 150 milionë euro janë për tunelin 6.4 kilometërsh përmes malit të Korfit (Vërtopit), e që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai i Kalimashit. Ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtojë rruga në të dy anët e tunelit që do të lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme sa për aktualitetin e qytetarëve, aq edhe për potencialin ekonomik e turistik.
“Në bazë të parallogaritjeve, kostoja e këtij projekti të madh infrastrukturor do të jetë rreth 200 milionë euro. Prej tyre afër 150 milionë euro janë për tunelin 6.4 kilometërsh përmes malit të Korfit (Vërtopit), e që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai i Kalimashit. Ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtojë rruga në të dy anët e tunelit që do të lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme sa për aktualitetin e qytetarëve, aq edhe për potencialin ekonomik e turistik”, ka thënë ai.
Tutje Kurti ka thënë se me këtë tunel, rruga Prizren-Tetovë do të jetë më e shkurtër se një orë dhe do të sjellë dobi për qytetarët dhe bizneset.


