KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti tregon kohën kur ndërkombëtarët e bënë të qartë se plani franko-gjerman është fare pranë “merre ose leje”
Politikë

Kryeministri Kurti tregon kohën kur ndërkombëtarët e bënë të qartë se plani franko-gjerman është fare pranë “merre ose leje”

Kosova News
Kosova News 13:34 -13/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë të hënën e kanë pranuar propozimin franko-gjerman, pasi në të kundërtën Kosova do të hynte në rrugën e konfrontimit me aleatët. Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se pranuan propozimin, pasi emisarët ndërkombëtarë ia bënë të qartë se ky propozim është shumë afër formatit “merre ose leje”.

Ai ka thënë se në versionin e dytë të planit evropian, janë përfshirë dy parime të Kosovës.

Kurti ka thënë se me 20 janar emisarët e Gjermanisë dhe Francës që kishin ardhur bashkë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, kanë dhënë disa qëndrime.

Sipas tij, ata e kanë bërë të qartë se plani është fare pranë propozimit “merre ose leje”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka ndërtuar qasjen e saj strategjike për dialog, në dy qëllime fillestare.

Një, sipas tij, është ndërprerja e praktikës së përfshirjes së çdo çështjeje potencialisht kontestuese ndërmjet palëve në fushëveprimin e dialogut.

Ai ka thënë se qëndrimi i Kosovës ishte që maksimumi që mund të diskutohej në Bruksel ishin problemet e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe hapja e kapitullit të procesit të bisedimeve për ndërtimin e raporteve të jashtme të fqinjësisë së mirë.

Kurti ka shtuar se si rezultat i qasjes fillestare të Kosovës, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për herë të parë pranoi të bëjë hapin e madh, takimin e 18 gushtit të vitit të kaluar, ku sipas tij, kornizoi takimin e nivelit të lartë mbi dy pika qendrore, në kornizën e përgjithshme të marrëveshjes dhe çështjet aktuale.

Ai ka thënë se hapi kryesor e ku do të lindin pyetjet më serioze për Asociacionin do të jetë në procesin e negocimit të planit të zbatimit.

“Qëndrimi ynë është që Asociacioni mund të konsiderohet nëse plotësohen gjashtë parimet që i kam paraqitur këtu një javë më parë”, ka thënë ai.

“Takimi i 18 gushtit ishte si pasojë e presionit të Qeverisë që dialogu të kalojë në fazën e rregullimit ndërkombëtar të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke e jo në çështjet e brendshme. Në këtë takim ja bëra të qartë Borrelllit e presidentit serb, Aleksandar Vuciqit që Kosova nuk do të pranojë dialog që nuk ka në qendër njohjen e ndërsjellë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se edhe pse ishte kërkuar konfidencialitet për planin evropian, ai kishte vendosur që ta njoftonte opozitën.

Derisa ka shpjeguar nenet të cilat përfshihen në planin franko-gjerman, ai ka thënë se Kosova ka paraqitur edhe kërkesat e veta.

Sipas tij, propozimi për herë të parë vendoste në fokus marrëdhëniet e jashtme të Kosovës.

Kurti ka thënë se propozimi ka gjuhë të qartë vlerore dhe universale.

“Propozimi bazohet në marrëveshjen gjermano-ajermane. Propozimi ngërthente në vete parimin nga palët. Propozimi përcaktonte njohje nga palët dhe parimin e integritetit territorial. Propozimi përfshinte heqjen dorë të Serbisë nga pengimi i Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare. Propozimi përfshinte njohjen e dokumenteve, përfshirë të pasaportave. Propozimi përmbante dy norma që lidhen me të drejtën e komunitetit serb. Dhe pika e fundit parashihte rregullën që të zbatohen marrëveshjet e arritura. Që në komentin e parë të qeverisë e kemi vlerësuar propozimin si bazë të mirë. Arsyet që na shtynë është se propozimi për herë të parë parashihte marrëdhëniet e jashtme. E dyta, parashihte reciprocitetin. Propozimi adreson pothuajse në çdo normë të saj reciprocitetin. Tre, propozimi ka një gjuhë të qartë. Katër, propozimi për herë të parë parashihte njohjen de-facto të palëve. Propozimi përmbante që një marrëveshje finale me njohje dejure që do të arrihej në një të ardhme të afërt”, ka thënë ai.

Kurti: Ia bëra të qartë Borrellit dhe Vuçiqit se Kosova s’pranon dialog pa njohje reciproke

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Kosova News 13/02/2023 13/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?