KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti takon ambasadorin e ri shqiptar, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve
Politikë

Kryeministri Kurti takon ambasadorin e ri shqiptar, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Kosova News
Kosova News 15:02 -15/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku kanë theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ka theksuar rëndësinë e marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Shqipërisë, zbatimi i të cilave ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të të dyja vendeve si dhe të bizneseve.

Në anën tjetër, ambasadori Malaj shprehu përkushtim për thellim të marrëdheniëve mes dy vendeve si dhe shërbimin që do vazhdojë të ia bëjë Kosovës.

“Kryeministri Kurti u takua me ambasadorin e ri të Shqipërisë, Petrit Malaj

Prishtinë, 15 nëntor 2023

Ditën e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Kryeministri Kurti e përgëzoi ambasadorin për detyrën e re. Ai vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona, duke theksuar rëndësinë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit tonë. Biseduan për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku bashkëpunimi midis shteteve duhet të jetë i bazuar në demokraci e siguri, në orientimin dhe vlerat e NATO-s dhe BE-së.

Kryeministri Kurti veçoi marrëveshjet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, zbatimi i të cilave forcon marrëdhëniet tona dhe i sjellë qytetarët më pranë njëri-tjetrit. Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e tyre, të bizneseve e më gjerë.

Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, kanë sjellë nënshkrimin e gjithsejtë 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve.

Ndërkaq, ambasadori Malaj shprehu përkushtimin e tij për të çuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Ai theksoi që ndihet i nderuar dhe i lumtur që do të shërbejë në Kosovë.

Duke i uruar suksese në këtë angazhim të ri, Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Malaj për takimin e bisedën e frytshme.”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu lexoni:

Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë

3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate

Milloshoski: Përveç ndryshimeve kushtetuese Bullgaria ka edhe dhjetëra kërkesa tjera

KE demanton “takimin e gjatë” të Vuçiqit me Von der Layen: U takuan rastësisht

Kosova News 15/11/2023 15/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?