Bëhet e ditur se në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet gjegjëse punojnë ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
Gjithadshtu bëhet editur se Kurti e falënderoi ambasadorin Davenport për bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.