KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti takoi delegacionin e senatit francez
Politikë

Kryeministri Kurti takoi delegacionin e senatit francez

Kosova News
Kosova News 15:34 -07/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I ftuar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, në rezidencën franceze në Prishtinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mbrëmë takoi një delegacion nga senati francez, anëtarë të komisionit për punë të jashtme dhe mbrojtje, të përbërë nga senatorët Hélène Conway-Mouret, Michelle Gréaume, Olivier Cigolotti dhe administratori i komisionit të punëve të jashtme, mbrojtje dhe forca të armatosura, Benoît Heurtel.

Kryeministri Kurti falënderoi senatorët francezë për mbështetjen që Republika e Francës i ka dhënë Kosovës përgjatë gjithë etapave, nga çlirimi, pavarësimi, e deri te shtet ndërtimi dhe konsolidimi ndërkombëtar.

Siç njofton Kryeministria, Kurti thuhet se i informoi delegacionin francez rreth zhvillimeve në Kosovë, çështjes së dialogut me Serbinë, si dhe rreth sfidave të aspektit të sigurisë, që kërcënojnë rajonin dhe vendin tonë. Kryeministri foli për fokusin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e sektorit të Mbrojtjes dhe sigurisë, arsimit, bujqësisë dhe energjisë.

Theks të veçantë sipas njoftimit, Kurti vendosi te rritja e investimeve të huaja në Kosovë dhe veprimet e hapat, që Qeveria ka ndërmarrë për mundësimin e këtyre investimeve.

Senatorët francezë u shprehën të kënaqur për progresin që Kosova ka arritur në shumë fusha sidomos në fushën e sundimit të ligjit, rritjes së transparencës dhe forcimin e demokracisë. Ata si përfaqësues të partive të ndryshme politike në kuadër të senatit francez, theksuan se do të jenë të bashkuar në mbështetje të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Francës dhe Kosovës, me fokus në fushën e ekonomisë, energjisë, mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe mjedisit.

Kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen për mundësitë e rritjes dhe avancimit të aktiviteteve të përbashkëta ushtarake, si dhe mbështetje diplomatike për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe në BE.

Gjatë takimit, po ashtu u diskutua edhe për sfidat aktuale të sigurisë në nivel global, agresionin dhe invazionin ushtarak rus ndaj Ukrainë dhe pasojat e tij për ekonominë dhe sigurinë e kontinentit.

Në takimin me senatorët dhe darkën e shtruar nga ambasadori francez, Kryeministri Albin Kurti u shoqërua nga deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, Arbëresha Kryeziu Hyseni, Këshilltari i Kryeministrit për mbrojtje dhe siguri, kolonel Ejup Maqedonci, si dhe Elvis Hoxha.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?