Politikani gjerman, njëherit kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit në Gjermani, Michael Roth ndodhet për vizitë në Kosovë.
zyra për informim e Qeverisë njofton se sot pasdite kryeministri Albin Kurti do të presë në takim Rothin.
Por edhe vetë Roth nbëpërmjet një postimi në Tëitter ka përshëndetur ndjekësit e tij nga Prishtina, ndërsa bëri të ditur se gjatë kësaj vizite do të ketë takime të shumta, përfshirë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla.
“Mirëmëngjesi Prishtine! Më në fund kthehemi në Kosovë. Në pritje të takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, kryeministri @albinkurti, kryetarja e Kuvendit @KonjufcaGlauk, FM @gervallaschëarz dhe kolegë të komitetit të punëve të jashtme. Faleminderit që më pritët. #ontheRoth”. ka shkruar ai.


