Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po qëndron në një vizitë zyrtare në britaninë e madhe. Gjatë ditës Kurti takoi ministrin e jashtëm të Britanisë, James Cleverly.
Kurti vazhdoi takimet edhe me deputetë të rëndësishëm në parlamentin britanik Përmes një postimi në twiter Kurti njoftoi se është takuar më deputeten britanike Alicia Kearns e cila gjatë kësaj periudhe në vazhdimësi i ka dalë në përkrahje Republikës së Kosovës në shtrirjen e sovranitetit ne veri të të vendit. Kurti falënderoj deputeten britanike e cila është një zë i fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë Evropën. Në këtë takim u diskutuan gjithashtu sulmet e përkrahura nga Serbia kundër trupave të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve të Kosovë
A great discussion with @UKParliament MP @aliciakearns today. I thanked her for being a powerful voice for human rights & democracy throughout Europe. We also discussed Serbia-sponsored attacks against KFOR troops, Kosova police & journalists, and the path forward through RoL. pic.twitter.com/4pgfE5sHOd
— Albin Kurti (@albinkurti) June 26, 2023


