KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Sulmi kishte qëllim aneksimin e veriut, deshën të hapin korridorin që Serbia planifikonte të barte armë e ushtri
Politikë

Kryeministri Kurti: Sulmi kishte qëllim aneksimin e veriut, deshën të hapin korridorin që Serbia planifikonte të barte armë e ushtri

Kosova News
Kosova News 11:01 -13/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit Albin Kurti pas takimit me dy senatorët amerikanë në konferencë për media ka thënë se qëllimi i sulmit të 24 shtatorit ka qenë aneksimi i gjithë veriut të Kosovës.

Ai ka thënë se përfshirja e Serbisë në këtë sulm ka ndodhur së paku në katër shtresa.

“Sulmi ka qenë pjesë e një plani më të gjerë për aneksimin e krejt veriut përmes sulmeve të koordinuara në 37 vende, përmes krijimit të një korridori me Serbinë për t’u furnizuar me armë dhe trupa ushtarakë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se heroi i vrarë, Afrim Bunjaku nuk mund t’iu kthehet as familjes e as shtetit, porse në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar duhet të parandalohen sulmet e tilla në të ardhmen.

Ai ka theksuar se marrë parasysh tendencat e Serbisë për destabilizim, dialogu nuk mund të vazhdojë normalisht.

“Institucionet e inteligjencës kanë vërejtur se ka pasur një rritje të rrezikut të sulmeve nga Serbia. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjitha komuniteteve të vendit tonë prandaj të gjitha këto përpjekjet për destabilizim duhet të ndërpriten tani. Dialogu i lehtësuar nga BE nuk mund të vazhdoj thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Kapitulli i dialogut për normalizim duhet të marrë parasysh edhe veprimet agresive të Serbisë dhe përpjekjet e saj për aneksimin e Kosovës. Duhet të merren hapa që dialogu të ketë edhe një shans që të ketë sukses. Është më urgjente se kurrë më parë që Serbia të ndërpres fjalën se nuk do ta njohë kurrë Kosovën”, ka thënë Kurti.

E, senatorja Shaheen ka përsëritur se rajonit i duhet stabiliteti dhe paqja dhe për këtë duhet të punohet me çdo kusht.

“SHBA-ja është pranë jush”, ka thënë ajo në konferencën e përbashkët me Kurtin.

Senatorja amerikane: SHBA-ja krahë jush, nuk duam konflikt
Senatorët amerikanë Shaheen dhe Welch tani në takim me kryeministrin Albin Kurti
Presidentja Osmani në konferencë me senatorët amerikanë: Akti i 24 shtatorit synonte destabilizimin e Ballkanit Perëndimor
Senatorja amerikane: Përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit të japin llogari, Serbia të bashkëpunojë

Gjithashtu lexoni:

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Diplomojnë sot 100 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?