KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti ritheksoi mbështetjen e Qeverisë për Manifesta Biennial
Kulturë

Kryeministri Kurti ritheksoi mbështetjen e Qeverisë për Manifesta Biennial

Kosova News
Kosova News 15:40 -03/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, priti në takim drejtoren e Manifesta Biennial, Hedëig Fijen.

Kryeministri Kurti ritheksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Manifesta Biennial, si një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kulturës dhe artit në Evropë, që do të hapet më 22 korrik 2022.

Ai shprehu mirënjohje për angazhimin, punën e palodhshme dhe bashkëpunimin ndërmjet strukturave kulturore në Kosovë dhe Manifesta Biennial, me bazë në Amsterdam, Holandë.

“U bisedua për mbarëvajtjen rreth organizimit të Manifesta Biennial, si organizim i rrallë që po ndodhë për herë të parë në rajon, që do të jetë edicioni më i madh me artistë dhe me vendngjarje. U diskutua edhe për bashkëpunimin me akterë të ndryshëm në kulturë dhe edukim, dhe potencialin për sinergji të reja në të gjithë sferat socio-kulturore në Republikën e Kosovës. Në takim u ritheksua rëndësia e impaktit të bienales në hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit me profesionistët ndërkombëtarë, ngritjen e kapaciteteve profesionale të të rinjve kosovarë në art dhe kulturë, krijimin e mundësive të reja të rimendimit të hapësirave kulturore dhe ri-vitalizimin e skenës kulturore në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Manifesta, Bienalja Nomade Evropiane do të sjellë në Prishtinë një program artistik 100 ditor me performanca, punëtori e organizime të ndryshme artistike.

Gjithashtu lexoni:

Bogujevci takon kryetarin e Izmirit, diskutojnë mundësitë për bashkëpunimin kulturor  

Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?