KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti ripërsërit: Kryetarët duhet të jenë në ndërtesat e komunave – E zvogëlojmë praninë e policisë, kur të largohen bandat kriminale
Politikë

Kryeministri Kurti ripërsërit: Kryetarët duhet të jenë në ndërtesat e komunave – E zvogëlojmë praninë e policisë, kur të largohen bandat kriminale

KosovaNewss
KosovaNewss 13:55 -01/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ripërsëritur qëndrimin e tij se kryetarët e tri komunave në veri duhet të kryejnë punën e tyre nga ndërtesat e komunave.

Ai ka thënë se sot vendi ndodhet në situatë të vështirë për shkak të grupeve të armatosura që sipas tij, shtiren si protestues “e në fakt janë banda kriminale në veriun e Kosovës prej të cilave duhet të çlirohen edhe Republika jonë demokratike edhe komuniteti serb dhe për këtë kemi mbështetjen e SHBA-së”.

Ai ka thënë se kryetarët e zgjedhur, janë kryetarë legalë që kanë legjitimitet, ndonëse jo të plot dhe normal për shkak të trysnisë së Serbisë që serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet.

“Ata kandidat që kanë garuar dhe fituar duhet ta bëjnë punën se për këtë paguhen dhe vendi i punës së kryetarit duhet të jetë në ndërtesën publike të Komunës sepse ndërtesa publike është ajo e komunës”, ka potencuar ai.

Tutje ka shtuar se është i bindur që kanë bërë gjithçka që është e mundur, duke përmendur shtyrjen e zgjedhjeve.

Kurti ka thënë se kanë pranuar gjithashtu të mos ketë as festë pas fitoreve, porse sipas tij, duhet të fillojë puna.

“Ne nuk mund të krijojmë struktura paralele jashtë objekteve zyrtare. Kur kanë hyrë kryetarët në këto zyra, ato kanë qenë të zbrazura, të braktisura. Nuk mund të kenë përgjegjësi ata që marrin pjesë në mënyrë demokratike”, ka thënë ai.

Kurti gjithashtu ka shtuar se kryetarët e komunave duhet të jenë në zyrat e tyre në ndërtesat e komunave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mes tjerash vlerësoi se situata e tensionuar në veri të vendit është pasojë e “grupeve të armatosura, të cilat shtiren si protestues, e në fakt janë banda kriminale” të Serbisë.

“Unë natyrisht që mund ta paramendoj zvogëlimin e [pranisë së] Policisë së Kosovës nëpër ndërtesat e komunave [në veri], atëherë kur të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathtë ekstrem, të cilat e adhurojnë Millosheviqin e Putinin”, tha Kurti në një adresim për gazetarë.

“Ato, ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg. Mirëpo, nuk ka mundësi që ne të mos i mbrojmë asetet dhe ndërtesat e Republikës nga bandat e tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen, ne do të mund ta zvogëlojmë prezencën”, tha Kurti.

Reagon edhe ministri Sveçla, ka një kërkesë për qytetarët: Thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës nuk i ndihmojnë Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

KosovaNewss 01/06/2023 01/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin
14:45 -05/08/2026
Haxhiu pas analizave të qumështit: Siguria ushqimore nuk njeh kompromis
14:26 -05/08/2026
​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria
14:14 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?