KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Rikardi i dhuroi kinemasë një nga ikonat më simbolike
Politikë

Kryeministri Kurti: Rikardi i dhuroi kinemasë një nga ikonat më simbolike

Kosova News
Kosova News 09:18 -02/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë, mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit ‘’Rikard” në Kino Armata, në Prishtinë, dokumentar ky që ri-jetësoi aktorin Rikard Llarja, njërin nga aktorët më të mëdhenj shqiptar.

“Çdo dokumentar i konceptuar për artistin, është dyfish i tillë. Dokument i krijimit të njërit me krijimin që e sjell tjetri. Sonte do të shohim dokumentarin e dy të mëdhenjve. Miq të artit e të mendimit’’, tha në krye të herës së fjalës së tij kryeministri Kurti, para shumë artistëve e të pranishmëve në Kino Armata.

Rikardi, sipas kryeministrit, i dhuroi kinemasë një nga ikonat më simbolike.

“Teksa fliste për aktorin e madh shqiptar, ai veçoi se kur arti bën punën e vet përtej kodeve dhe direktivave, nis e zë fill një betejë sa e heshtur aq edhe fatale mes dhuntisë së artit dhe dhunës së propagandës, sepse një talent si i Rikardit vendos teprinë e talentit mbi kufizimet e lirisë|, thuhet në njoftimin e e Qeverisë.

“Mos t’i harrojmë filmat si ‘Komisari i dritës’ dhe ‘Dueli i heshtur’. Sepse në këta filma, brenda propagandës lëvrin apo regëtin talenti specifik i fushës dramatike. Arti shqiptar kishte nevojë për zë e për portret. Arti kinematografik kishte nevojë edhe për figurat e veta emblematike. Rikard Ljarja, Ndrekë Luca, Dhimitër Furxhiu, Agim Qirjaqi, Jani Riza, Kadri Roshi, apo dhe Mevlan Shanaj, sot dhe këtu si regjisor, ia dhuruan karakteret kinemasë”, citohet të ketë thënë kryeministri.

E mes tisit të propagandës, në mënyrë alternative, shtoi ai, Rikardi i dhuronte skenës, sa herë që i jepej mundësia, edhe fjalimin e Mark Antonit nga Shekspiri.

Në fund, kryeministri Kurti tha se nuk ka dyshim që do të donim ta shihnim këtë dokumentar këtu në Prishtinë bashkë me Rikardin, të dëgjonim zërin e tij tek kumbonte në sallë pasi të mbyllej ekrani.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla merr pjesë në Takimin Ministror në Taormina

Osmani dhe Kövér flasin për fuqizimin e lidhjeve Kosovë-Hungari

Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve

Kosova News 02/04/2024 02/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një shtetas i huaj në Prizren, kërcënoi policët
11:10 -18/06/2025
Mesazhi i koduar amerikan, lëshohet nga forcat ajrore të ShBA, vetëm në raste emergjence ose rreziku bërthamor
10:57 -18/06/2025
Gërvalla merr pjesë në Takimin Ministror në Taormina
10:42 -18/06/2025
Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes, miraton padinë e parashtruesit të kërkesës për vërtetim të pronësisë kundër APK-së
10:22 -18/06/2025
Bislimi paraqitet në prokurori për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore
10:00 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?