Kryeministri Albin Kurti nga ora 17:30 do t’u përgjigjet deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me situatën pas rrëmbimit të policëve kufitarë nga ana e Serbisë.
Partitë opozitare kanë kërkuar që Kurti të raportojë, duke theksuar se Kosova është në situatë të jashtëzakonshme.
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca bëri të ditur se Kurti do të jetë i pranishëm në parlament, duke filluar nga ora 17:30, pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë e rajon.
“Kryeministri e ka dhënë njoftimin që do paraqitet në ora 17:30 për diskutimin që u kërkua”, tha Konjufca.