Ka nisur takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj i cili do të qëndroj në Kosovë për një vizitë dyditore.
Ashtu siç ka qenë në agjendë, Begaj ka arritur mëngjesin e sotëm në orën 11:00, ku Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një pritje ceremoniale për presidentin shqiptar.
Ndryshe Presidenti, Bajram Begaj, ka vizituar Kosovën vitin e kaluar e që ishte e para vizitë e tij jashtë vendit.




