KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti për takimin Gjuriq – Radojçiq: Nuk ndodhi në vakum, ai po mbrohet në Serbia dhe nga Serbia
Politikë

Kryeministri Kurti për takimin Gjuriq – Radojçiq: Nuk ndodhi në vakum, ai po mbrohet në Serbia dhe nga Serbia

Kosova News
Kosova News 11:56 -13/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është në rrugën e duhur dhe e rreshtuar drejtë.

“Si popull e qeveri, si orientim e besim punojmë dhe angazhohemi përherë për të shtrënguar e avancuar lidhjet e forta me SHBA-të, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Francën, Turqinë, dhe të gjitha shtetet demokratike që na kanë ndihmuar në çlirim të vendit tonë”, thotë Kurti.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar takimin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është nën sanksionet amerikane dhe i kërkuar nga agjencia ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

Lidhur me këtë, kreu i ekzekutivit thotë se krimineli serb, Millan Radojçiq, është ende i lirë duke u mbrojtur në Serbi dhe nga Serbia.

“Pamjet e kriminelit Radojçiq duke terrorizuar komunitetin serb, edhe takimi me ambasadorin nuk ndodhën në vakum. Në njërën anë këto paraqesin përpjekjen e vazhdueshme të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë për destabilizimin e rajonit tonë por janë edhe pasojë direkte për mosndëshkimimn e Serbisë për rastin në Banjskë. Milan Radoiçiq është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi dhe nga Serbia. Ne kemi kërkuar të merren masa, kemi kërkuar ekstradimin e terroristëve që vranë rreshterin policor, Afrim Bunjaku. Deri sot Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist”, shtoi ai.

Sipas Kurtit, Kosova është duke e dëshmuar progresin “më të madh” demokratik në rajon.

“Tani kur kontinenti ynë me ndihmën e SHBA-ve po i dëshmon Rusisë përkushtimin për të luftuar dhe mbrojtur demokracinë me çdo kusht, Kosova po dëshmon progresin më të madh demokratik në rajon. Për çdo vend në Evropë dhe botë progresi që ka dëshmuar qeverisja jonë në këto 3 vite do të ishin tregues më së të qartë për t’u konsideruar partnerë dhe aleatë i denjë i Aleancës Transatlantike. Me fqinjët duam marrëdhënie të mira fqinjësore, paqe e reciprocitet e respekt të ndërsjellë”, tha tutje ai.

Qeveria sot mban mbledhjen e radhës

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç

Konjufca kritikon “qëndrimet tolerante të BE-së”: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Kosova News 13/03/2024 13/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç
11:08 -10/08/2026
Konjufca kritikon “qëndrimet tolerante të BE-së”: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin
10:50 -10/08/2026
Armët në ahengje, rrezik për jetën dhe pronën: Policia raporton për disa raste
10:20 -10/08/2026
Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut
09:46 -10/08/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
09:28 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?