KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Për dy vite e gjysmë, ekonomisë ia shtuam 2.1 miliardë euro vlerë
Ekonomi

Kryeministri Kurti: Për dy vite e gjysmë, ekonomisë ia shtuam 2.1 miliardë euro vlerë

Kosova News
Kosova News 22:08 -23/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar statistika nga dy vite e gjysmë qeverisje, në aspektin e zhvillimit ekonomik.

Sipas Kurtit, vetëm në vitin e parë të Qeverisë Kurti, ekonomia e shtetit është rritur për 10.7%, teksa në vitin e dytë është rritur për 5.2%.

Vlera e eksporteve, sipas kryeministrit, vitin e kaluar është rritur për 447 milionë euro, teksa buxhetit i janë shtuar mbi 770 milionë euro të hyra.

“Rritjen e ndamë me qytetarët duke rishpërndarë në total 842 milionë euro përmes masave të ndryshme mbështetëse për qytetarë dhe stimuluese për biznese, dhe pa krijuar borxhe të reja. Deficitin buxhetor në vitin 2022 e kemi ulur në nivel historik duke e zvogëluar atë për mbi -90% në krahasim me vitin 2020. Kurse inflacioni në muajin korrik ishte më i ulëti në gjithë Gadishullin Ballkanik, me vetëm 2.4%” ka thënë mes të tjerash Kurti.

Ky është njoftimi i plotë i kryeministrit:

Dy vjet e gjysmë qeverisje, përmes indikatorëve ekonomikë:

Vitin e parë të qeverisjes rritja ekonomike ishte 10.7%, më e larta në historinë e vendit. Në vitin e dytë rritja ekonomike ishte 5.2% (2022). Rritja mesatare në dy vite ka qenë 7.9%, më e larta se çdo herë tjetër për dy vite rresht që nga shpallja e Pavarësisë. Trendi i rritjes ekonomike ka vazhduar edhe këtë vit.

Vlera e eksporteve në vitin 2022 është rritur për 447 milionë euro ose dyfishuar në krahasim me vitin 2020. Për periudhën janar-korrik të këtij viti vlera e eksporteve ka qenë 468 milionë euro, që është përafërsisht aq sa ka qenë totali i vlerës së eksporteve në vitin 2020 (474 milionë euro). Deri në fund të 2023 pritet që vlera eksporteve për herë të parë të arrijë shifrën 1 miliard euro. Si rezultat, raporti eksport-import është ngushtuar nga gati 1 me 9 sa ishte në vitin 2019, në më pak se 1 me 6 sa është aktualisht. Ndërkohë që, për herë të parë, në tremujorin e dytë të këtij viti ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej mbi 400 mijë vendeve aktive të punës.

Gjatë qeverisjes së deritanishme, buxhetit të shtetit ia kemi shtuar mbi 770 milionë euro të hyra, kurse ekonomisë 2.1 miliardë euro vlerë. Të hyrat tatimore janë rritur për rreth 2/3, ndërkohë që Investimet e Huaja Direkte janë dyfishuar. Trendi i rritjes së Investimeve të Huaja Direkte ka vazhduar edhe sivjet. Sipas të dhënave të Bankës Qendore të Kosovës, për periudhën janar-maj 2023 kemi 20.7% më shumë investime se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rritjen e ndamë me qytetarët duke rishpërndarë në total 842 milionë euro përmes masave të ndryshme mbështetëse për qytetarë dhe stimuluese për biznese, dhe pa krijuar borxhe të reja. Deficitin buxhetor në vitin 2022 e kemi ulur në nivel historik duke e zvogëluar atë për mbi -90% në krahasim me vitin 2020. Kurse inflacioni në muajin korrik ishte më i ulëti në gjithë Gadishullin Ballkanik, me vetëm 2.4%

Qeveria për Ekonominë.

Gjithashtu lexoni:

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Numërohen rreth 70% të votave nga ambasadat dhe konsullatat, Vetëvendosje kalon në 50 mandate

Kosova News 23/09/2023 23/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?