KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti numëron punët që bëri Qeveria për trashëgimi kulturore, kulturë dhe sport
Kulturë

Kryeministri Kurti numëron punët që bëri Qeveria për trashëgimi kulturore, kulturë dhe sport

Kosova News
Kosova News 14:26 -10/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka publikuar disa të dhëna për fushën e trashëgimisë kulturore, kulturë dhe sport, me ç’rast ka treguar mbështetjen që kanë përfituar nga Qeveria gjatë vitin që sapo lamë kategori të ndryshme të kësaj fushe.

Kurti në përmbledhjen e shifrave për vitin 2022 ka thënë viti që shkoi ishte vit i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, promovimit të artit dhe integritetit të sportit, sepse u dyfishuan grantet e u restauruan shumë monumente, si dhe u dhanë bursa.

Ai tha se vetëm me Bienalen nomade “Manifesta 14”, gjatë 100 ditëve të saj u regjistruan 800 mijë vizita në 25 lokacione ku u ekspozuan vepra artistike të 103 artistëve nga 30 shtete.

Postimi i plotë nga kryeministri Albin Kurti:

2022: Qeveria për Trashëgimi kulturore, kulturë dhe sport

Viti që shkoi ishte vit i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, promovimit të artit dhe integritetit të sportit sepse:

Dyfishuam mbështetjen për skemën e granteve për komunitetin e artit dhe trashëgimisë kulturore;

Ngritëm në 65 numrin e monumenteve të shpëtuara falë ndërhyrjeve emergjente dhe restaurimeve;

Përmes akteve nënligjore të trashëgimisë kulturore vendosëm standarde të licencimit të operatorëve, përcaktimit të perimetrit të aseteve, gërmimeve arkeologjike, projekteve të konservimit;

Nisëm procesin e licencimit të federarave të sportit – dhjetë federata u licencuan deri në fund të vitit 2022;

Mbështetëm organizimin e disa ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vendin tonë;

Ndamë bursa studimi për profile deficitare në art, sport dhe trashëgimi kulturore;

Bashkorganizuam me sukses Bienalen nomade “Manifesta 14”, gjatë 100 ditëve të së cilës u regjistruan 800 mijë vizita në 25 lokacione ku u ekspozuan vepra artistike të 103 artistëve nga 30 shtete;

Themeluam institucionin e Operës së Kosovës, duke përmbushur një premtim progamor dhe një kërkesë shumëvjeçare të komunitetit artistik;

Opera e Kosovës vuri në skenë “La Traviata” të Verdit, shfaqja më e madhe operistike e luajtur ndonjëherë në Kosovë;

Pasuruam koleksionin shtetëror të artit duke blerë mbi 100 vepra të artit nga artistët vendorë;

Lansuam programin 5-vjeçar me vlerë 12 milionë euro “Kosova Shtet i Xhudos” me synim të promovimit dhe shtrirjes së sportit të xhudos në gjithë vendin;

Miratuam Projektligjet për Kinematografinë, të Drejtat e Autorit, Anti-Dopingun, si dhe koncept dokumentet për kulturën, rininë dhe për sportin;

Dyfishuam buxhetin e Qendrës Kinematografike të Kosovës për vitin 2022;

Nënshkruam marrëveshje të bashkëpunimit bilateral me Shqipërinë, Francën, Izraelin, Hungarinë, Turqinë, Bavarinë (Gjermani);

Fuqizuam bashkëpunimin kulturor me Shqipërinë me fokus në produksione të përbashkëta artistike dhe projekte të trashëgimisë kulturore;

Ndamë afër 15 milionë euro përmes skemave të mbështetjes direkte në kulturë, rini dhe sport për 1492 përfitues;

Teatri Kombëtar i Kosovës u anëtarësua në Rrjetin Evropian të Teatrove;

Përfunduam 8 ndërtesa të infrastrukturës për sport, kulturë dhe rini, ndërkaq 17 tjera janë në ndërtim e sipër;

Komiteti Paralimpik i Kosovës u pranua në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar.

Gjithashtu lexoni:

Nga Peja në Hollywood: Hakon Ademi, aktori që po ngjit majat e suksesit dhe përfaqëson Kosovën me krenari

28 vjet nga vdekja e Shkrelit

Libri “Nën një qiell me pupla” tani shqip edhe në Londër

Kurti: Arti flet në një gjuhë universale e cila i tejkalon kufijtë

Nisin punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare

Kosova News 10/01/2023 10/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

“E gjithë bota po vëzhgon”, nisin bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi
14:20 -02/06/2025
Bislimi takon Sorensenin në Bruksel
13:55 -02/06/2025
Jashari takon dy gjeneralë amerikanë, diskutojnë për ushtrimin “Defender Europe 25″
13:24 -02/06/2025
Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices
13:05 -02/06/2025
Dy shtetas serbë kapen duke kaluar kufirin ilegalisht në Gjilan
12:47 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?