KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Nga shtesat e rrezikshmërisë do të përfitojnë afër 8 mijë policë
Politikë

Kryeministri Kurti: Nga shtesat e rrezikshmërisë do të përfitojnë afër 8 mijë policë

Kosova News
Kosova News 10:22 -16/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtesat e rrezikshmërisë për zyrtarët policor do të nisin së zbatuari nga nëntori. Kryeministri, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se nga këto shtesa do të përfitojnë afër 8 mijë zyrtarë.

“Shtesa për rrezikshmëri do fillojë së aplikuari nga paga e muajit nëntor, kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për paga, ajo do të ndahet në mënyrë retroaktive. Me aprovimin e këtij vendimi pritet të përfitojnë afër 8 mijë zyrtarë policor”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se mbeten të përkushtuar në përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve për Policinë e Kosovës, në mënyrë që të ketë ulje të rrezikshmërisë gjatë punës.

Ai ka paralajmëruar se në Kuvend do ta prezantojnë projekt-buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2024.

“Dje kishim një takim me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovë dhe pjesëtarë të njësisë speciale intervenuese, me të cilët diskutuam gjatë për kërkesat e tyre. I njoftuam dhe siguruam ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë duke marrë parasysh të gjithë faktorët rreth punës dhe rrezikshmërisë së tyre, por në të njëjtën kohë duke pasur parasysh edhe kufizimet të cilat ekzistojnë”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se me ligjin aktual të buxhetit është mundësuar që Ministria e Financave të lëviz kufijtë buxhetor.

“Shtesat e merituara janë në nivel prej 7,6 milionë euro, të cilat i kalojnë kufijtë e paraparë për ligjin për sektorin publik”, ka deklaruar Murati.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për ndryshmin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative.

Është votuar propozim vendimi përfundimtar, i cili mundëson shpronësimin e pronës së paluajtshme ish shoqërore P. Shy IGK Ballkan” Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vendim tjetër ka qenë votimi i Filloretë Gashi – Sadiku si kryesuese e bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan. Kryesuesi i deritanishëm, Habil Zeqiri tashmë do të marrë pozitën e anëtarit të këtij bordi.

Mbledhja ka vazhduar e mbyllur në pikën e pestë, e që ka qenë shqyrtimi i propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin për programin vjetor për 2023 për rezervat shtetërore të mallrave.

“Kemi ndërmarrë një sërë reformash, politikat tona janë reflektuar përmes ndryshimit të ligjeve duke siguruar standard të caktuar minimal për avancimin e politikave. Kemi siguruar edhe buxhet shtesë, dukshëm më të lartë krahasuar me planifikimin e varfër të qeverive paraprake për buxhetin e rezervave shtetërore”, ka thënë Kurti.

VIDEO-LIVE/ Nis mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë

AAK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Osmanin

Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim

Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotim nga deputetët opozitarë

Haxhiu: Kushtetuesja s’e pa si shkelje Komisionin për votimin e fshehtë

Kosova News 16/11/2023 16/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjykata merr vendim për 17 të akuzuarit në rastin “Transporti”, nga 7 vjet burgim dhe nga 5 mijë euro gjobë për 8 prej tyre
14:51 -01/07/2025
Ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë
14:20 -01/07/2025
AAK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Osmanin
14:02 -01/07/2025
Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim
13:42 -01/07/2025
Me iniciativë të presidentes Osmani dhe me mbështetjen e Katarit, invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara
13:22 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?