KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti në takim me bursistët: Më gëzon vullneti juaj për të vijuar studimet
Arsim

Kryeministri Kurti në takim me bursistët: Më gëzon vullneti juaj për të vijuar studimet

Kosova News
Kosova News 20:54 -26/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryeministri Albin Kurti takoi studentë bursistë të bursave të financuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Në sallën 1 Tetori, në ngjarjen e organizuar nga MASHTI, kryeministri Kurti para bursistëve të rinj tha se historia na tregon rëndësinë e madhe të studimit në arsimin e lartë, duke bërë të qartë ndikimin e shkollimit cilësor në realizimin e potencialit të plotë intelektual të njeriut. Ai shtoi se e gëzon pa masë vullneti i studentëve të rinj për të vijuar studimet, ashtu siç e gëzon prania e tyre në këtë takim të fundvitit.

“Me të marrë mandatin, Qeveria jonë ka ofruar mbështetje pa precedent për rininë në tërësi dhe posaçërisht për studentët. Si asnjëherë më parë kemi ofruar bursa për të gjitha nivelet e studimit brenda e jashtë vendit, si për studentët e shkëlqyer (gjithsej 5455 përfitues – disa prej të cilëve janë edhe këtu bashkë me ne sonte) ashtu edhe për ata në nevojë, përfshirë studentët me aftësi të kufizuara dhe studentët nga radhët e komuniteteve të margjinalizuara (gjithsej 1882 përfitues – disa prej të cilëve po ashtu besoj se janë këtu sonte)“, u shpreh kryeministri në adresimin e tij, njofton Kryeministria.

Ai veçoi mbështetjen e Qeverisë për vajzat dhe gratë përmes bursave STEM, Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, duke inkurajuar ato që këto fusha që tradicionalisht janë mbizotëruar nga djemtë – ku rezultati është rritja sistematike e numrit të studenteve në STEM brenda tri viteve akademike, me 6605 përfituese deri më tani.

Këtë vit, gjithashtu për herë të parë MASHTI ka ofruar bursa studimi në drejtimet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, duke e çuar numrin e aplikimeve për Gjuhë Shqipe nga 20 në vitin e kaluar në 105 sivjet, dhe për Letërsi Shqipe nga 6 në vitin e kaluar në 79 aplikime këtë vit; ku aktualisht janë 113 studentë që kanë përfituar. Këtë vit po ashtu janë 19 studentë nga Shqipëria që studiojnë në Universitetin e Prishtinës, falë bursave të ndara enkas për ta nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kryeministri inkurajoi studentët që të studiojnë dhe mësojnë sa më shumë pasi që studimet universitare janë periudhë tejet e rëndësishme në jetë, është koha kur zhvillohen shkathtësitë akademike e profesionale, por njëkohësisht është periudha kur merr hov jeta sociale me miqësi dhe bashkëpunime frytdhënëse.

Ndërkaq, ministrja Nagavci tha se potenciali rinor i Kosovës është tipari më i dalluar i ynë si vend evropian dhe se ky potencial mbështetet me të gjitha format e mundshme dhe në vazhdimësi nga Qeveria.

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër

Eurodeputetët mbledhin nënshkrimet: Costa anuloje vizitën në Serbi

PDK i bën thirrje Kurtit të zhbllokojë situatën

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

Kosova News 26/12/2024 26/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!
23:25 -10/05/2025
30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së
23:18 -10/05/2025
​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
23:09 -10/05/2025
Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër
23:05 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?