Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është parë para pak çastesh në qytetin e Prizrenit aty ku dhe po mbahet festivali ndërkombëtar i filmit, “Dokufest”, raporton KosovaNews.
Përveç ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku dhe stafit qeverisës, kryeministrin Kurti në këtë vizitë po e shoqëron edhe ambasadori gjerman në Kosovë Jörg Rohde si dhe zyrtarë të PDK-së si nënkryetari i kësaj partie Enver Hoxhaj dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Ndryshe festivali ndërkombëtar i filmit “Dokufest”, i cili në Prizren ka sjellë mijëra turistë nga mbarë bota, do të përfundoj nesër më 13 Gusht./KosovaNews/

