KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës: Mbi çerek milion qytetarë zviceranë i kanë rrënjët në Kosovë (FOTO)
Politikë

Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës: Mbi çerek milion qytetarë zviceranë i kanë rrënjët në Kosovë (FOTO)

KosovaNewss
KosovaNewss 21:22 -01/08/2023
Shpërndaje
ZKM – 1 8 2023 (11)
ZKM – 1 8 2023 (14)
ZKM – 1 8 2023 (10)
ZKM – 1 8 2023 (9)
ZKM – 1 8 2023 (13)
ZKM – 1 8 2023 (1)
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, të organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Në këtë event, kryeministri Kurti tha se diaspora jonë nga Zvicra ka sjellë në vend një hov ekonomik dhe perspektivë të re.

“Kosova është me fat jo vetëm që ka Zvicrën si shembull se çfarë mund të arrijë një shtet, por edhe të krijojë lidhje të thella me atë vend. Zvicra ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin tonë. Së pari, ka hapur dyert dhe ka ofruar mundësi për ata që ikën nga një prej krimeve më të këqija që njerëzimi ka parë. Mbi çerek milion qytetarë zviceranë i kanë rrënjët në Kosovë”, vlerësoi kryeministri Kurti.

Me këtë rast, kryeministri përmendi dhe shembuj konkret të shqiptarëve të suksesshëm që jetojnë në Zvicër dhe rrugëtimit të tyre të jashtëzakonshëm profesional.

“Suksesi i zviceranëve me origjinë kosovare nuk shfaqet vetëm​ në ndeshjet e futbollit, si në rastin e Xhakës dhe Shaqirit, por edhe në formën e drejtorit të klinikës për kirurgji të zemrës në Universitetin e Cyrihut – si në rastin e Omer Dzemali – dhe në vendet e këshillave kantonale – si në rastin e Ylfete Fanajt.” tha Kryeministri Kurti.

Duke përmendur zhvillimin ekonomik në Kosovë, ai shtoi se është bërë i mundur edhe falë ndihmës humanitare dhe ekonomike që ka dhënë Zvicra që nga viti 1990, e cila filloi si ndihmë humanitare dhe që tani është shndërruar në ndihmë zhvillimore, e cila shtrihet në fushat e infrastrukturës, arsimit, mbrojtjes së mjedisit, qeverisjes, kujdesit shëndetësor e shumë më tepër.

“Kjo mbështetje po intensifikohet me akordimin e 86 milionë frangave zvicerane për periudhën 2022-2025, ku menaxhimi i burimeve ujore përballë efekteve shkatërruese të ndryshimeve klimatike mbetet prioritet kryesor”, tha kryeministri.

Ai u shpreh i lumtur me forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona gjatë 15 viteve të fundit:

“Si qeveri, ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim, veçanërisht në marrëdhëniet tona ekonomike, përmes marrëveshjes EFTA, investimeve direkte dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare. Zvicra mbetet një shembull kyç për ne – siç bën për pjesën tjetër të botës – të stabilitetit, prosperitetit, ekonomisë dinamike lokale, respektit për mjedisin dhe shoqërisë së lulëzuar e të larmishme që gëzon”, përfundoi kryeministri Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

KosovaNewss 01/08/2023 01/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?