KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti mori pjesë në koncertin ‘Melodia e Lirisë’
Kulturë

Kryeministri Kurti mori pjesë në koncertin ‘Melodia e Lirisë’

Kosova News
Kosova News 09:47 -30/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëm ka marrë pjesë në koncertin “Melodia e Lirisë”, që është e pjesë e përkujtimeve që gjatë këtij viti po zhvillohen në jubileun e çlirimit nga pushtimi nazifashistë, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, nën interpretimin e Orkestrës Frymore e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në prani të shumë të ftuarve në këtë koncert, kryeministri Kurti, theksoi se fashizmi, në të gjitha variantet e tij, ishte një e keqe e madhe, e keqja absolute që i kundërvihej humanizmit dhe iluminizmit, që ishin pjesa më e vyer e trashëgimisë kulturore evropiane. Ai tha se pushtimi fashist i Evropës ishte një sprovë për vlerat themelore të qytetërimit si i tillë.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti kujtoi ndihmën e popullit shqiptar për të strehuar dhe mbrojtur ata hebrenj që përndiqeshin në vende të tjera dhe nuk i dorëzoi te pushtuesi, duke theksuar po ashtu se populli shqiptar dha ndihmesën e tij në luftën me armë në dorë kundër nazifashizmit.

“Të rënët shqiptarë në Luftën e Spanjës, Mujo Ulqinaku qysh në vitin 1939, të zhdukurit shqiptarë në kampet e shfarosjes e deri tek ata që ranë në Sanxhak e në Bosnje në vitin 1945 duke ndjekur këmba këmbës nazistët, janë dëshmorët tanë, pra ata që dëshmojnë më së miri rreshtimin tonë kundër fashizmit. Ata nuk janë harruar dhe ne i kujtojmë gjithnjë”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se ndihet krenar që Kosova është rreshtuar me shtetet që po ndihmojnë përpjekjen për liri të popullit ukrainas, nga një tjetër fashizëm, por gjithsesi fashizëm, nga fashizmi rus e që ka lidhje të shumta e ndikim të fuqishëm edhe në rajonin tonë, në fqinjësinë tonë.

Në fund të fjalës, ai shprehu përkushtimin e qeverisë që drejton për marrëdhënie sa më të ngushta e vëllazërore me Republikën e Shqipërisë.

“Qeveritë dhe institucionet e tjera publike të dy shteteve tona e kanë detyrë të bashkëpunojnë sa më ngushtë për interesin e kombit shqiptar dhe në frymën e integrimeve mbarevropiane”, tha kryeministri.

Në përgjigje të zhvillimeve në situatën në vitin 2023, KFOR-I është forcuar nga një kompani operative shtesë e ushtarëve gjermanë që nga prilli 2024. Kontributi gjerman për KFOR-in vazhdon të përfshijë pjesëmarrjen me personelin në shtabin e KFOR-it në Prishtinë dhe në forcat shumëkombëshe të zbulimit.

Përveç pjesëmarrjes në KFOR, Qeveria Federale është gjithashtu e përkushtuar për stabilitetin dhe paqen në Ballkan. Shqetësimi kryesor  i Qeverisë Federale është një normalizim i qëndrueshëm dhe ligjërisht i detyrueshëm i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria Gjermane  mbështet dialogun e normalizimit të udhëhequr nga BE midis dy vendeve, theksohet në vendimin e Qeverisë gjermane.

Gjithashtu lexoni:

Zyrtare: Hajrulla Çeku kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit

​Jashari në SHBA, prezanton të arriturat e FSK-së

Kurti takoi ambasadorët e Finlandës, Suedisë, Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut

Në Budapest inaugurohet një pjesë e bibliotekës me emrin e Ibrahim Rugovës

“Kapiten, kampion dhe shembull për gjithë sportistët e rinj” – Kurti pret në takim Amir Rrahmanin

Kosova News 30/05/2024 30/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtare: Hajrulla Çeku kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit
19:08 -18/06/2025
“Paç fat”: Ky është mesazhi i Trump për udhëheqësin suprem të Iranit, pas refuzimit për t’u dorëzuar
18:50 -18/06/2025
​Jashari në SHBA, prezanton të arriturat e FSK-së
18:41 -18/06/2025
Forcat e NATO-s mund të përdorin së shpejti këtë kamionçinë “të kamufluar”
18:34 -18/06/2025
Kurti takoi ambasadorët e Finlandës, Suedisë, Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut
18:18 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?