Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në takimin e radhës të përbashkët me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.
Kështu thuhet në një njoftim të Kryeministrisë, ku tregohet se në takim marrin pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Takimi pritet të ndodh nga ora 10:00 në kryeqytet.