KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Me Japoninë jemi partner në pikëpamje dhe vlera
Politikë

Kryeministri Kurti: Me Japoninë jemi partner në pikëpamje dhe vlera

Kosova News
Kosova News 15:34 -14/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin jorezident të Japonisë, Ryuta Mizuuchi, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet aktuale në vend, e veçanërisht edhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy shteteve tona.

Kryeministri shprehu mirënjohjen ndaj Japonisë si partner strategjik i rëndësishëm i Kosovës, me të cilin këtë muaj shënojmë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ai vlerësoi lart ndihmën dhe bashkëpunimin në fusha, që ndërlidhen me shëndetësinë, ambientin, infrastrukturën, rininë e sigurinë. “Me Japoninë jemi partner në pikëpamje dhe vlera”, theksoi kryeministri.

Duke folur për raportet ekonomike dhe tregtare, kryeministri ftoi kompanitë japoneze që të vizitojnë Kosovën dhe të hulumtojnë mundësitë për investime që ofron Kosova, sidomos në sektorin e energjisë së ripërtëritshme dhe infrastrukturës. Krahas kompanive, kryeministri Kurti tha se Kosova është e interesuar që të mirëpresë sa më shumë turistë nga Japonia për të vizituar Kosovën për bukuritë e saj natyrore dhe pasuritë kulturore.

Në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe temave aktuale, kryeministri po ashtu e njoftoi ambasadorin japonez në lidhje me çështjen rreth Rregullores së re të Bankës Qendrore mbi Operacionet me Para të Gatshme, qëllimet e kësaj rregulloreje, pavarësinë e institucionit të Bankës Qendrore dhe fazën tranzitore, që në theks kryesor ka informimin dhe komunikimin me publikun.

Ambasadori Mizuuchi falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen, takimin dhe bashkëpunimin, duke konfirmuar gatishmërinë dhe interesimin për thellimin dhe fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Gjithashtu lexoni:

“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri

Erdogan, mik i palëkundur i Kosovës, Osmani e falënderon në Tiranë

Nexhmedin Spahiu te Marko Gjuriq, s’ka kohë për mediat e Kosovës

“Presidentja ime e preferuar!” – Osmani takim të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras paralajmëron risi në dialogun Kosovë-Serbi

Kosova News 14/02/2024 14/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrimi i telefonit të Elvis Rroshit, policia del me njoftim zyrtar
11:26 -18/05/2025
Rumunët votojnë në balotazhin presidencial “që mund të zgjerojë përçarjet në BE”
10:24 -18/05/2025
​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovë
10:18 -18/05/2025
Gjakovarja trillon vjedhjen e targave, e vërteta del krejt ndryshe
10:10 -18/05/2025
“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri
09:57 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?