Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur tashmë në Samitin e Berlinit.
Kurti u prit nga nikoqiri i këtij samiti, kancelari Olaf Scholz.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të presë sot në Berlin liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, në kuadër të të ashtuquajturit Procesi i Berlinit.
Sot liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pritet të nënshkruajnë tri marrëveshje.
Marrëveshjet do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, njoftuan zyrtarë të Qeverisë gjermane./KosovaNews/

