KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Marrëveshja Bazike të zbatohet në tërësi, nënshkrimi garancion
Politikë

Kryeministri Kurti: Marrëveshja Bazike të zbatohet në tërësi, nënshkrimi garancion

Kosova News
Kosova News 16:02 -03/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka ripërsëritur kërkesën e tij për respektimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit të vitit të kaluar. Ai gjatë vizitës në veri të vendit, ka deklaruar se është i nevojshëm nënshkrimi i marrëveshjes që të krijohet siguria ligjore dhe të fshihen të gjitha shkeljet e mëhershme.

I pyetur lidhur me deklaratat e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është kusht që duhet të zbatohet urgjentisht nga Kosova për të vazhduar progresin në rrugën evropiane, Kurti ka thënë se ajo  çfarë duhet të zbatohet e nuk po respektohet është Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar.

“Aty gjithçka kemi brenda dhe nuk besoj që duhet ndonjë nen apo gjysmë nen të nxirret nga Marrëveshja Bazike, të deformohet, të vihet para gjithçkaje tjetër, se kjo do të ishte në kundërshtim edhe me Ankesin e Ohrit, dhe Marrëveshja Bazike të bie në prapavijë”, ka theksuar Kurti për media pas homazheve te pllaka përkujtimore e heroit Enver Zymeri.

Ai ka këmbëngulur se përqendrimi duhet të jetë tek Marrëveshja Bazike, e cila sipas tij “nuk duhet të shkelet”, por “duhet të respektohet dhe duhet të zbatohet”.

“Kosova nuk  e ka shkelur Marrëveshjen Bazike, por kjo nuk mund të thuhet për palën tjetër.  Për t’u krijuar siguria ligjore në njërën anë, dhe për t’u fshirë të gjitha shkeljet e mëhershme, nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është garancion”, ka nënvizuar Kurti.

Kryeministri Kurti në veri: Vizituam përmendoren e Enver Zymberit dhe vendin e pritës kriminale ku u vra Afrim Bunjaku

Gjithashtu lexoni:

Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan

Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës

Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin

Kosova News 03/04/2024 03/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet një pistoletë në banjon e APN-së
10:28 -09/07/2025
Arrijnë në gjykatë pesë policët e përfshirë në rastin 27-vjeçarit në Lipjan
10:15 -09/07/2025
Komuna e Gjilanit mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh
09:50 -09/07/2025
Miftaraj: Në bazë të informatave që kemi, autopsia ka përcaktuar se Zejnullahu u ngulfat nga policia
09:39 -09/07/2025
Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan
09:22 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?