KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti liston disa nga pakot mbështetëse të qeverisë që nga fillimi i mandatit
Politikë

Kryeministri Kurti liston disa nga pakot mbështetëse të qeverisë që nga fillimi i mandatit

Kosova News
Kosova News 13:01 -04/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka listuar disa nga përkrahjet financiare që i ka dhënë qeveria që nga fillimi i mandatit.

Shefi i ekzekutivit përmes një postimi në Facebook ka thënë se që nga fillimi i mandatit është angazhuar për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, mbështetje për biznese, mbrojtje të konkurrencës, inspektim të tregut dhe vizion të qartë për industri.

Ai ka thënë se 322 bizneseve qeveria u ka dhënë përkrahje financiare përmes granteve në vlerë 11.8 milionë euro dhe ka subvencionuar kreditë për 395 biznese tjera në vlerë 12.4 milionë euro.

“Krahas tyre, me 2.8 milionë euro, mbështetëm dhe 226 ndërmarrje vendore në promovimin e produkteve, mallrave dhe shërbimeve në 33 panaire ndërkombëtare. Për më shumë hapësirë për kreativitet dhe inovacion për të rinjtë dhe kompanitë e reja, mbështetëm me 8 milionë euro Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren. Kurse për më shumë hapësirë për bizneset, ndërtuam infrastrukturë fizike me investim kapital në vlerë 2.5 milionë euro në parqet industriale në Vushtrri, Suharekë, Viti, Lipjan dhe Rahovec”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka thënë se krahas mbështetjes së drejtpërdrejtë, qeveria ka përmirësuar dhe avancuar kornizën ligjore të të bërit biznes duke miratuar 16 ligje dhe 35 akte nënligjore të hartuara nga MINT në kuadër të MSA-së me Bashkimin Evropian duke theksuar se me BE-në qeveria nënshkroi marrëveshje për përfshirjen e Kosovës në programin më të madh të BE-së, “Tregu i përbashkët”.

“Ky program, i cili kap vlerën prej 4.2 miliardë euro, përfshin periudhën 2021-2027 dhe i dedikohet mbështetjes ndaj bizneseve dhe organizatave me qëllim fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, rritjes së konkurrueshmërisë, mbrojtjen e konsumatorit dhe përmirësimin e sektorit financiar. Ndërkohë, kemi filluar negociatat për Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me shtetet e EFTA-s, Zvicrën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Islandën, për të thelluar marrëdhëniet tregtare me to. Për herë të parë miratuam një Politikë Industriale. Strategjia për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Bizneseve 2030 parasheh një industri të transformuar dhe të integruar globalisht e cila është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim”, ka vijuar Kurti.

Tutje ai ka thënë se në mbrojtje të Pronësisë Industriale, përtej ligjeve, qeveria ka zgjidhur 500 lëndë të kundërshtimeve të markave tregtare që ishin në pritje nga viti 2013, e të cilat sillnin konflikte në mes të kompanive dhe humbje të tregut të tyre, si dhe regjistruam 30 patenta, 4915 marka tregtare dhe 80 dizajne të reja industriale.

“U shënua rekord i inspektimeve brenda vitit 2022 nga Inspektorati i Tregut, gjithsej 2830. Me trendin aktual të inspektimeve të këtij viti, deri në fund të vitit 2023 parashihet që të arrihet rekord i ri i numrit të inspektimeve vjetore. Inspektimet kanë rritur mbikëqyrjen. Mbikëqyrja, krah për krah me zvogëlimin e barrës administrative dhe thjeshtimin e procedurave për pajisje me leje dhe licensa, ka rezultuar me formalizim të tregut”, ka theksuar ai.

Po ashtu, Kurti ka thënë se gjatë kësaj kohe janë licensuar 500 operatorë ekonomikë për shitjen e derivateve të naftës, të cilët deri më tani ishin të pa licensuar.

Ai ka përmendur edhe pasurimin e rezervave shtetërore duke thënë se janë pasuruar për 30-fish.

“E për situata të jashtëzakonshme, kriza e emergjenca, atëherë kur tregu çrregullohet nga faktorë të jashtëm, pasuruam rezervat tona shtetërore për 30-fish. Për më shumë siguri për qytetarët tanë, për më shumë siguri kombëtare”.

“E ardhmja e transportit” – Kryeministri Kurti flet me deputetët e vendeve të ndryshme për investimet në ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?