KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre, sa që janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre personal
Politikë

Kryeministri Kurti: Liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre, sa që janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre personal

Kosova News
Kosova News 12:52 -28/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në konferencën me temë “Lidershipi në kohë sfiduese”, të organizuar nga kolegji UBT.

Në fjalën e tij, si njëri nga folësit kryesor, ai foli për cilësitë fundamentale të liderit që e definojnë një lider të mirë dhe të madh.

Dy cilësitë kryesore të një lideri të mirë, sipas kryeministrit, janë efektiviteti pragmatik për të tërhequr dhe mirëmbajtur ndjekës ose mbështetës, dhe përkushtimi parimor ndaj një kauze të drejtë, sepse pragmatizmi pa parime është bosh, kurse parimi pa pragmatizëm është i pafrytshëm.

“Ndërkaq, duke folur për cilësitë që e përcaktojnë një lider të madh, ai tha se ata definohen nga vullneti për të sakrifikuar interesin e tyre për një kauzë më të madhe. Pra, liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre dhe aq të vendosur për t’i mbrojtur ato në mënyrën më të mirë, sa që janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre personal. Si shembull të një lideri të mirë dhe të madh, kryeministri Kurti në fjalën e tij, veçoi presidentin e 16-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Ai gjithashtu foli edhe për punën dhe kontributin e Qeverisë në nxitjen dhe përgatitjen e liderëve të së ardhmes të cilët janë efektiv në mënyrë pragmatike dhe moralisht parimor.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?