Kryeministri Albin Kurti, ka shkuar për të bërë homazhe në Kompleksin e varrezave të Likoshanit dhe Qirezit, menjëherë pas kthimit nga Brukseli.
I pranishëm me Kurtin është edhe kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca.
Ndryshe, Kurti dje u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, në një takim trelateral të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.