KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Komunitetet dhe diversiteti janë pasuri për Kosovën
Politikë

Kryeministri Kurti: Komunitetet dhe diversiteti janë pasuri për Kosovën

Kosova News
Kosova News 19:44 -15/05/2023
Shpërndaje
List of Images 1/14
Albin Kurti1
Albin Kurti2
Albin Kurti3
Albin Kurti – Rihde
Albin Kurti – Tomas Szunyog
Albin Kurti
Albin Kurti4
Tomas Szunyog
ZKP ZKM 15 5 2023 (7)
ZKP ZKM 15 5 2023 (8)
ZKP ZKM 15 5 2023 (9)
ZKP ZKM 15 5 2023 (11)
ZKP ZKM 15 5 2023 (13)
ZKP ZKM 15 5 2023 (14)
Shpërndaje

Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot u organizua një pritje për të shënuar shpërblimin me çmim vjetor nga Bashkimi Evropian për integrimin e komuniteteve rome në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi të Zyrës për Qeverisje të Mirë, ku krahas Organizatës për Stabilitet Socio-Ekonomik që gjithashtu ishte shpërblyer nga BE-ja për punë me komunitet, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi, ambasadorë të akredituar, deputeti nga radhët e komunitetit jo shumicë Erxhan Galushi, udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e drejtues të organizatave të shoqërisë civile, raporton KosovaNews.

“Komunitetet dhe diversiteti janë pasuri për Kosovën, por ne i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë. Jemi të përkushtuar që së bashku me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë do t’i tejkalojmë këto sfida për realizimin e plotë të të drejtave të komuniteteve. Në veçanti, jam i lumtur për Strategjinë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali, të cilën qeveria jonë e miratoi vitin e kaluar. Falë punës së përkushtuar të Zyrës për Qeverisje të Mirë, ka më shumë gjasa të realizohet kjo Strategji për shkak të ndarjes së buxhetit për të gjitha aktivitetet – gjë që nuk është bërë deri më tani”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri tha me këtë rast se në këtë iniciativë të Qeverisë, fokus të veçantë i kemi kushtuar gjuhës kundër urrejtjes dhe diskriminimit, dhe me hapjen e platformës www.raportodiskriminimin.org kemi dëshmuar përkushtimin e qeverisë për monitorimin e rasteve të diskriminimit dhe zgjidhjen e tyre.

Po ashtu, kryeministri tha se këtë vit kemi ndarë edhe bursa për nxënës nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian dhe 200 mijë euro për qendrat arsimore ku mësojnë fëmijët e këtyre komuniteteve.

Duke theksuar punësimin si një prej sfidave kryesore, për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian, kryeministri Kurti tha se për këtë kemi krijuar ekipin ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe i jemi mirënjohës drejtorit Habit Hajredinit dhe ekipit të tij për funksionalizimin e këtij mekanizmi.

“Ne kemi shënuar suksese me numrin e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve që kanë përfituar nga trajnimi në Qendrat e Trajnimit Profesional; vitin e kaluar 104 romë, ashkali dhe egjiptianë përfituan nga ky trajnim – një rritje nga vetëm 34 një vit më parë. Po ashtu jemi të lumtur krahas raundin paraprak të rekrutimit kur vetëm një pjesëtar i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian është pranuar si polic, prej rekrutimit të fundit kemi progres, me 3 gra dhe 6 burra nga këto komunitete”, shtoi kryeministri Kurti. 

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini, në fund të muajit të kaluar u shpërblye me çmim nga Komisioni Evropian për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Ky është çmimi i parë që i kushtohet një zyrtari të lartë si nëpunës civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Hajredini koordinon punën e qeverisë për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianë. Disa prej angazhimeve më të shënuara të viteve të fundit përfshijnë kontributin e tij në hartimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Romëve dhe Ashkalive, krijimin e platformës për raportimin e diskriminimit ndaj romëve, www.raportodiskriminim.org dhe hapjen e mini-bibliotekën në gjuhën rome që u inauguruar nga Kryeministri muajin e kaluar. /KosovaNews/

Fjala e plotë e kryeministrit:​

E nderuara Zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës, znj. Emilia Rexhepi,

I nderuar Ambasador, Shef i misionit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog,

I nderuar Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë, z. Jörn Rohde,

E nderuara Shefe e UNICEF-it, Nona Zicherman,

I nderuar Drejtor i Roma Active Albania, Z. Adriatik Hasantari,

I nderuar deputet në Zyrën e Këshillit të Evropës, z. Tankut Soykan,

I nderuari deputet në Kuvendin e Republikës z. Erxhan Galushi,

Të nderuar staf të Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit dhe nga institucionet tjera të Republikës,

I nderuari ambasador, shef i OSBE-së në Kosovë z. Michael Dvenport,

Të nderuar përfaqësues të Organizatës për Stabilitet Social-Ekonomik dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile,

Të nderuar partnerë ndërkombëtarë,

Zonja dhe zotërinj,

Që nga viti 2014, Bashkimi Evropian ka ndarë një çmim vjetor për integrimin e komuniteteve rome në Ballkanin Perëndimor. Ky çmim asnjëherë nuk është ndarë për një nëpunës civilë prandaj jemi shumë të gëzuar që për herë të parë, pikërisht tek ne po ndodh në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe është një kënaqësi  dhe nder i veçantë të marrë pjesë në një ngjarje si kjo.

Bashkë me partnerët tanë në këtë ceremoni po e shënojmë  edhe punën e Zyrës për Qeverisje të mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit por njëkohësisht edhe punën e Organizatës Kosovare për Stabilitet Social dhe Ekonomik.

Komunitetet dhe diversiteti janë pasuri për Kosovën, por ne i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë. Jemi të përkushtuar që së bashku me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë t’i tejkalojmë këto sfida për realizimin e plotë të të gjitha të drejtave të komuniteteve. Në veçanti, jam i lumtur për Strategjinë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali, të cilën qeveria jonë e miratoi  në vitin e kaluar. Falë punës së përkushtuar të Zyrës për Qeverisje të Mirë, gjasat për realizimin e kësaj Strategjie janë të mëdha meqenëse është ndarë buxhet për të gjitha aktivitetet, gjë që nuk është bërë deri më tani.

Gjithashtu, ne këtë iniciativë të Qeverisë, e kemi bërë të tillë që fokus të veçantë e ka luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Me hapjen e platformës www.raportodiskriminimin.org kemi dëshmuar përkushtimin e qeverisë për monitorimin e rasteve të diskriminimit dhe zgjidhjen e tyre.

Kemi ndarë si Qeveri e Republikës 500 bursa për nxënësit nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian dhe 200 mijë euro për qendrat arsimore të këtyre komuniteteve. Jemi duke adresuar edhe dukshmërinë e martesave të hershme që shkurtojnë arsimimin e shumë vajzave në komunitet, dhe po planifikojmë disa forma bashkëpunimi në nivel komunal për ta trajtuar këtë fenomen të dëmshëm.

Ne e kuptojmë rëndësinë e regjistrimit  të komuniteteve gjatë procesit të regjistrimit e popullsisë i cili do të fillojë në shtator të këtij viti, dhe Agjencia e Statistikave po punon ngushtë me përfaqësuesit e komuniteteve për të siguruar përfaqësim sa më real të komuniteteve në regjistrimin e tyre.

Punësimi është një sfidë kryesore për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian. Për këtë kemi krijuar ekipin ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe i jam mirënjohës drejtorit Habit Hajredini dhe ekipit të tij për funksionalizimin e këtij mekanizmi. Ne kemi shënuar sukses me rritjen e numrit të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve të cilët kanë përfituar nga trajnimi në Qendrat e Trajnimit Profesional; vitin e kaluar 104 romë, ashkali dhe egjiptianë përfituan nga ky trajnim –  nga vetëm 34  sosh sa ishin një vit më parë. Po ashtu lajm pozitiv është se krahas raundit paraprak të rekrutimit ku vetëm një pjesëtar i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian është pranuar si polic, në rekrutimin e fundit kemi progres, janë pranuar 3 gra dhe 6 burra nga këto komunitete.

Por jo vetëm Qeveria, është edhe shoqëria civile që ka kontribuar në këtë drejtim që rast e falënderoj në veçanti Organizatën për Stabilitet Social-Ekonomik për punën dhe angazhimin e tyre, me theks të veçantë tek gratë dhe vajzat, të cilat po kontribuojnë në fuqizimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, kështu që çmimi i dhënë sot është më se i merituar.

Ju uroj të gjithëve për kontributin e përbashkët për të mirën e komuniteteve në Kosovë. Ne e dimë që kemi shumë punë përpara sepse kemi shumë sfida në të tashmen dhe së bashku e dimë që mund të arrijmë më të mirën për një shoqëri me mundësi për të gjithë, pa diskriminim dhe që nuk e lë asnjeri mbrapa.

Ju faleminderit e urime edhe njëherë.

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 15/05/2023 15/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?