KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Kërcënimet ndaj Kosovës në rritje, një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë e Serbisë
Politikë

Kryeministri Kurti: Kërcënimet ndaj Kosovës në rritje, një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë e Serbisë

Kosova News
Kosova News 11:10 -05/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje, ashtu siç sipas tij, është në rritje edhe demokracia e saj. 

Në një opinion të botuar në “The Neë York Times” në të cilin ka përshkruar rolin e NATO-s dhe arritjet e saj në Kosovë, Kurti ka shkruar për kërcënimet për luftë në Evropë, duke thënë se një fornt i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë, po aq sa Serbisë.

“Një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë po aq sa Serbisë: Serbia mund të përpiqet të fitojë territor përmes agresionit dhe Rusia mund të fitojë kontroll më të fortë ndaj Serbisë si një satelit, përveçse të shpërqendrojë botën nga lufta që po bën në Ukrainë. Nën drejtimin e Vuçiqit, Serbia ka investuar shumë në ushtrinë e saj dhe në bashkëpunimin ushtarak me Rusinë. Sipas një raporti të vitit 2019 nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, ‘Serbia ofron mjedisin më të hapur për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor’. Kosova, në krahasim, nuk mund të ofrojë një mjedis më pak të hapur. Ne kemi mbetur fort pro-perëndimorë”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij kërcënimi për këtë është më real sesa kurrë më parë.

“Për fat të keq, 25 vjet më vonë, ne po përballemi edhe një herë me luftë dhe kërcënime për luftë në Evropë. Këtu, paqja mbështetet vetëm nga aftësia jonë për ta mbrojtur atë kur sfidohet drejtpërdrejt dhe kërcënimi i një sfide të tillë është më real se kurrë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka përshkruar sulmin terrorist në Banjskë duke thënë se trupa paraushtarake serbe të armatosura rëndë erdhën nga Serbia. 

“Megjithatë, edhe pse demokracia e Kosovës është në rritje, kërcënimet ndaj sigurisë së saj janë gjithashtu në rritje. Në muajin shtator, trupat paraushtarake serbe, të armatosura rëndë, të cilat ne besojmë se vinin nga Serbia, zunë pozicione në Manastirin Ortodoks të Banjskës, në atë që qeveria e SHBA-së, e quajti përpjekje shumë të organizuar që përfshinte armë të sofistikuara. Forcat ushtarake serbe u mobilizuan pranë kufirit tonë, një veprim i cilësuar nga Shtetet e Bashkuara si ‘destabilizues’”, ka shkruar Kurti. 

Ai ka përmendur edhe rritjen e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë vitin e kaluar, nga 3770 në 4500.

Kurti në këtë opinion e ka akuzuar Serbinë për pengim të integrimit të serbëve në Kosovë. 

“Në vitin 2017, Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i propagandës nën udhëheqjen e Millosheviqit, u bë president i Serbisë. Ngritja e tij shënoi kthesë në politikën autoritare, etno-nacionaliste të Millosheviqit, veçanërisht në llojin ekspansionist. Politika autoritare e Beogradit ua vështirësoi jetën veçanërisht serbëve etnikë në Kosovë. Atyre iu desh të luanin rolin e tyre si pakicë, në një vend të ri me një popullsi prej përafërsisht 93 për qind shqiptarë etnikë dhe 7 për qind pakica të tjera, duke përfshirë romët dhe turqit. Serbia e ka penguar këtë integrim. U desh trimëri që serbët etnikë t’u bashkoheshin institucioneve dhe të bëheshin pjesëmarrës aktivë në vend”, ka shkruar Kurti.

Ai në këtë opinion ka shkruar se Kosova njihet si vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë sipas tij kontribut të madh ka dhënë NATO-ja. 

“Ky transformim nuk është arritur vetëm si pasojë e veprimeve të NATO-s; është kërkuar përpjekje nga shumë parti, dhe më e rëndësishmja është vendosmëria e popullit kosovar, i cili u angazhua në procesin politik. Por NATO-ja e bëri të mundur këtë realitet dhe nuk është rastësi që lufta në Ukrainë shënon luftën e parë të madhe evropiane në mbi 100 vjet, në të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë marrë pjesë. Paqja është punë e vështirë, dhe dinamike – ajo duhet të ruhet vazhdimisht”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Sot përfundon afati i partive politike për deklarim të koalicioneve

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel

Shoqata “Bizneset e Vogla” organizon protestë para Komunës së Prishtinës

Sot tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

Policia konfiskon një arsenal të madh armësh luftarake në Zveçan; mitralozë, raketahedhës e granata gjenden në objektin e politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç

Kosova News 05/07/2024 05/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
65%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Shtyhet më 2 shtator seanca për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës
11:05 -23/06/2025
Evakuohen edhe 4 shqiptarë të tjerë nga Izraeli pas nisjes së luftës me Iranin
10:52 -23/06/2025
Murati: Banka Botërore nuk mund të na presë pafundësisht
10:21 -23/06/2025
Sot përfundon afati i partive politike për deklarim të koalicioneve
09:58 -23/06/2025
Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel
09:34 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?