KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti jep detaje për takimet që zhvilloi në Mbretërinë e Bashkuar
Politikë

Kryeministri Kurti jep detaje për takimet që zhvilloi në Mbretërinë e Bashkuar

KosovaNewss
KosovaNewss 18:46 -27/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje rreth vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas tij, kjo ka qenë vizita e tretë zyrtare në më pak se dy vite.

Përgjatë qëndrimit në Mbretëri të Bashkuar, kryeministri u takua me sekretarin e Punëve të Jashtme, James Cleverly, me kryetaren e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Alicia Kearns, me sekretarin në hije të Punëve të Jashtme, David Lammy, si dhe me ministrin në hije për Evropë, Stephen Doughty, dhe bashkëpartiakët e tij laburistë.

Kurti bisedoi me ta për situatën aktuale në veri të vendit si dhe ndërhyrjen humanitare të bërë në vitin 1999.

Ky është njoftimi i plotë:

Sapo përfundova vizitën time të tretë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar në më pak se dy vite.

Gjatë këtyre dy ditëve të fundit, u mirëprita ngrohtësisht nga aleatë e partnerë të Kosovës si në ekzekutivin Britanik ashtu edhe në Parlament.

Me Sekretarin e Punëve të Jashtme, James Cleverly me të cilin jam në kontakt e komunikim të rregullt, diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe, për zhvillimet në Kosovë dhe për rëndësinë e shtensionimit të plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit. Republika e Kosovës është përherë mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur e të pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Alicia Kearns ka qenë një zë i fuqishëm mbështetës i Republikës sonë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Me të diskutuam për veprimet agresive dhe sulmet e sponsorizuara nga Serbia mbi KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët në veri të vendit dhe qëndrimin tonë parimor e demokratik për depërshkalëzim që në qendër ka sundimin e ligjit.

Jemi me fat që në Pallatin e Westminster kemi shumë miq. Atje u takova me deputetë të Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, APPG (All Party Parliamentary Group), konservatorë, liberal-demokratë e laburistë.

Nga Partia Laburiste, një takim të ndarë zhvillova edhe me Sekretarin në hije të Punëve të Jashtme, David Lammy dhe Ministrin në hije për Evropë, Stephen Doughty.

E miq laburistë kemi edhe jashtë institucioneve por që ishin kyç aq sa i drejtonin ato. Republika e Kosova dhe populli i saj i janë përherë mirënjohës ish-kryeministrit britanik Tony Blair për rolin dhe vendosshmërinë e tij për ndërhyrjen humanitare në Kosovë e cila ndali përfundimisht gjenocidin e shtetit serb mbi shqiptarët vendas.  Në takimin miqësor që patëm e njoftova për arritjet e Kosovës në rrafshin ekonomik, social, të të drejtave të njeriut, dhe institucional, duke ndarë me të bindjen që Kosova është histori e etabluar e suksesit të dyfishtë: intervenimit të NATO-s dhe i bashkëdyzimit të progresit ekonomik dhe atij demokratik.

Gjatë qëndrimit tim në Londër, morëm lajmin e gëzueshëm për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat speciale ushatarke e policore të Serbisë me 14 qershor. 13 ditë pas ata janë në Kosovë e me familjet e tyre. Nesër do t’i takoj për t’i falënderuar për qëndresën dhe për t’u uruar mirëseardhje.

Gjithashtu lexoni:

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Veliu: Përgjegjësia për dështimin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit bie mbi Abdixhikun dhe Osmanin

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës anti-LDK

KosovaNewss 27/06/2023 27/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore
10:09 -19/06/2026
Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë
09:29 -19/06/2026
Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit
09:27 -19/06/2026
Podujeva shënon Ditën e Çlirimit
08:56 -19/06/2026
Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë
08:55 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?