KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti i thërret ministrat, sot mblidhet Qeveria – shqyrtohet Ligji i pagave dhe ai i zyrtarëve publikë
Politikë

Kryeministri Kurti i thërret ministrat, sot mblidhet Qeveria – shqyrtohet Ligji i pagave dhe ai i zyrtarëve publikë

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 08:35 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës dhe kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat e tij për takim nga ora 10:00, raporton KosovaNews

Në rend dite mes tjerash janë edhe shqyrtimi i Projektligjit për Zyrtarët Publikë, Projektligji për Paga, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve të tjerë, rregulloreve, nismave etj.

Kujtojmë se Projektligji për Paga dhe ai për Zyrtarët Publikë kanë dalë në konsultim publik më 15 shtator të këtij viti, dhe janë dhënë gjithë sugjerimet nga grupet e ndryshme.

Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës.

Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj, përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për shkak të natyrës së saj të funksionimit.

Me daljen në konsultim publik, Qeveria kishte publikuar edhe koeficientët për pozitat sipas hierarkisë dhe rëndësisë së institucioneve. Vlerat e koeficientit mund t’i gjeni këtu.

Mësoni sa e keni koeficientin në Projektligjin për paga – për të gjitha kategoritë e të punësuarit në sektorin publik

Po ashtu, pas hartimit dhe dëgjimeve publike nga Qeveria e Kosovës të koncept-dokumentit për Ligjin e ri për zyrtarët publikë, tashmë ky dokument është përfunduar dhe ky ligj do të procedohet për miratim në kabinetin qeveritar dhe pastaj merr rrugë për miratim edhe nga Kuvendi i Kosovës.

Kështu i hapet rrugë konkurrencës dhe marrin fund beneficionet me pozita të larta që persona të caktuar i mbajnë me dekada, duke mos u sfiduar në konkurs.

Detajet se si marrin fund pozitat e përjetshme në institucione të Kosovës dhe hapjen e konkurrencës, respektivisht reformën e thellë që parasheh Ligji i ri për zyrtarët publikë mund ta gjeni këtu.

Fundi i pozitave të përjetshme në institucione të Kosovës – Hapet konkurrenca, REFORMA e thellë që parasheh Ligji i ri për zyrtarët publikë

Gjithashtu lexoni:

Gruda i PDK-së akuzon, Abrashi i LVV-së e demanton: Kujt i takon përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit?

​Sot vazhdimi i 39 i seancës konstituive – a do të ketë lëvizje nga subjektet politike?

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

Kreshnik Llabjani 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Gruda i PDK-së akuzon, Abrashi i LVV-së e demanton: Kujt i takon përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit?
10:52 -29/06/2025
Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit
09:18 -29/06/2025
Irani i hapur për transportimin e uraniumit në një vend tjetër
09:16 -29/06/2025
Temperatura përvëluese në Evropë, disa shtete në alarm të kuq
09:13 -29/06/2025
Mbyllet për qarkullim rruga Radavc-Kullë
09:10 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?