Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dëshiruar shërim të shpejtë bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, pas atentatit të djeshëm ndaj tij.
Kurti ka thënë se në një kohë kur qeveria popullore është nën sulm në të gjithë botën, asnjë kërcënim apo akt dhune nuk mund të lejohet t’i frikësojë liderët e një populli demokratik.
“I dërgoj Nancy Pelosit urime të ngrohta për një shërim të shpejtë për bashkëshortin e saj pas atentatit të tmerrshëm ndaj tij. Në një kohë kur qeveria popullore është nën sulm në të gjithë botën, asnjë kërcënim apo akt dhune nuk mund të lejohet t’i frikësojë liderët e një populli demokratik”, ka shkruar Kurti në Twitter.
I send @SpeakerPelosi warm wishes for a speedy recovery for her spouse after the terrible attempt on his life. At a time when popular government is under attack throughout the world, no threat or act of violence can be allowed to intimidate the leaders of a democratic people.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 30, 2022
Kujtojmë se Pelosi ka njoftuar të shtunën se burri i saj u godit me një çekiç të premten nga një sulmues në shtëpinë e çiftit në San Francisko.


