KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti fillon raportimin, porositë opozitën: Mos krijoni linja politike si të atyre që s’po pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen
Politikë

Kryeministri Kurti fillon raportimin, porositë opozitën: Mos krijoni linja politike si të atyre që s’po pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen

Kosova News
Kosova News 13:58 -02/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka nisur raportimin në seancën e Kuvendit lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, ku po jep sqarimet për marrëveshjen bazë të arritur në Bruksel më 27 shkurt, e të cilën Serbia refuzoi të nënshkruante.

Raportimi i kreut të ekzekutivit nisim pak pas orës 13:00, me kërkesë të partive opozitare, për të dhënë më shumë detaje lidhur me dakordimin në Bruksel rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kurti ua ka kujtuar deputetëve se Bashkimi Evropian e ka propozuar vetëm marrëveshjen bazë, kurse plani i zbatimit duhet të negociohet dhe ato nuk kanë filluar ende.

“Më 27 shkurt isha në dy takime me Lajçakun dhe Borellin dhe mandej në atë trilateral ku ishte edhe përfaqësuesi serb. Aty unë ofrova gatishmërinë që të nënshkruajmë atë marrëveshje, dhe kjo është refuzuar nga Vuçiqi”, tha ai.

Ai theksoi se marrëveshja bazë, apo dokumenti i saj siç është thënë nga ndërmjetësit nuk do të diskutohet më.

Kryeministri tha se për faktin se është refuzuar nënshkrimi nga Serbia është tregues i madh, ndërsa poroziti opozitën që mos të krijojnë linja  politike me ata që po e kundërshtojnë nënshkrimin.

“Mos krijoni linja politike sikur ata që janë në kundërshtim me marrëveshjen dhe nuk po pranojnë të nënshkruajnë. Kjo marrëveshje përmban hapa me rëndësi në rregullimin e raporteve të të dyja shteteve në raportet ndërkombëtare dhe njohje të shumë elementeve të shtetit tonë. Nuk pranoj asgjë që shkel rendin tonë kushtetues e integritetin e shtetit, po të përpiqen që gabimet e së kaluarës të rregullohen”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Ai shtoi se nga pikat e shumta në marrëvbeshje i vetmi problem është me pikën ku thuhet të zbatohen marrëveshjet e kaluara dhe kjo është pika e 10.

“Asgjë e re që nuk duhet pranuar nuk është futur në marrëveshjen e re. Të gjithë ata që thonë se ne kemi pranuar një element të ri në marrëveshjen bazike, janë gabim dhe nuk janë të informuar”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras paralajmëron risi në dialogun Kosovë-Serbi

Osmani takoi kancelarin Merz: Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë

Haradinaj për dëshmorin Mentor Tolaj: Kishte guxim të përballej me armikun

Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes

Kurti vizitoi kompaninë “Grembeer”

Kosova News 02/03/2023 02/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Arratisje spektakolare në New Orleans, të burgosurit duke ikur lënë mesazh: Ishte shumë i lehtë largimi
18:11 -17/05/2025
Raportuesi për Kosovën në PE, Terras paralajmëron risi në dialogun Kosovë-Serbi
18:01 -17/05/2025
Trump njofton se do të flasë me Putinin, Zelenskyn dhe anëtarët e NATO-s
17:55 -17/05/2025
Osmani takoi kancelarin Merz: Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë
17:46 -17/05/2025
“Mangësia” e vetme e samitit sipas Ramës: Starmer na solli shiun
17:42 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?