Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pret në takim Lord Stuart Peach, i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Takimi do të mbahet me fillim nga ora 16:00, ka njoftuar Zyra e Kryeministrisë.
Mediet janë njoftuar se mund të marrin vetëm pamje jashtë ndërtesës së Qeverisë.
Nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e takimit mes Kurtit e Peachit.
Gjatë janarit pritet që në Kosovë të vijnë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltari i presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe ai i kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Datat e vizitave të tyre ende nuk janë konfirmuar.